Raporti i World Economic: Shqipëria, vendnumëro!
Nga Genc KondiSipas raportit, të publikuar dje nga World Economic Forum, vendi ynë ndodhet një pikë renditjeje më poshtë se Bosnje-Hercegovina, por 13 shkallë më poshtë se Moldavia
TIRANE-Ekonomia shqiptare ndodhet në vend të fundit, jo vetëm ndër vendet e Evropës, por edhe të Ballkanit, për sa i përket konkurrueshmërisë, tregues kyç për suksesin e ekonomisë së një vendi të caktuar. Sipas raportit, të publikuar dje nga World Economic Forum, vendi ynë ndodhet një pikë renditjeje më poshtë se Bosnje-Hercegovina, por 13 shkallë më poshtë se Moldavia, 19 shkallë më poshtë se Maqedonia, 23 shkallë më poshtë se Serbia, 32 shkallë më poshtë se Bullgaria, 40 shkallë më poshtë se Rumania, 41 shkallë më poshtë se Greqia, 43 shkallë më poshtë se Mali i Zi, 45 shkallë më poshtë se Turqia, 47 shkallë më poshtë se Kroacia, 66 shkallë më poshtë se Sllovenia. Kjo e fundit kryeson renditjen e vendeve ballkanike për sa i përket aftësive të ekonomisë për të eksportuar, për të çarë me mallrat e shërbimet e prodhuara në vendin e vet tregjet e huaja.
Deficiti
Sikurse vlerësoi pak ditë më parë Banka e Shqipërisë, problem madhor, pavarësisht nga reformat e ndërmarra nga administrata politike në vend, mbetet raporti shumë i lartë i importeve ndaj eksporteve. Në Shqipëri importohen 4 herë më shumë mallra e shërbime, nga ajo çka eksportohen. Deficiti tregtar, për shkak të politikave joefikase, ka vazhduar të thellohet në mënyrë të pandërprerë dhe, në fund të gjashtëmujorit të parë të këtij viti, rezulton se është thelluar edhe me 17% të tjera, nga e njëjta periudhë e një viti më parë. Ndërkohë, sipas raportit të BSH lidhur me politikën monetare të Bankës Qendrore dhe situatën ekonomike të gjysmës së parë të vitit në vazhdim, rezulton se 42% e këtij deficiti përballohet nga prurjet e emigrantëve shqiptarë, të cilët vazhdojnë gjithnjë të kontribuojnë financiarisht me valutë të huaj për familjet e tyre në atdhe. Por, ndërkohë, kjo situatë duket se, duke filluar nga ky vit, shënon shenja ndryshimi, për herë të parë që nga emigracioni masiv. Gjatë gjashtëmujorit vihen re se janë vetëm 470 milionë euro prurjet nga emigracioni, në një kohë kur, në gjithë vitin 2007 u sollën në formën e remitancave nga jashtë 1 miliard euro. Pra, tendenca ka prirje uljen. Kjo, e ndikuar edhe nga kriza botërore aktuale, por edhe nga fakti se emigrantët tanimë kanë krijuar familjet e tyre, paguajnë taksat në vendet ku jetojnë e punojnë. Treguesi i konkurrueshmërisë, në epokën e globalizimit ekonomik, është një nga faktorët më të rëndësishëm të shëndetit të ekonomisë. Vendi që zë aktualisht Shqipëria tregon se reformat, ose kanë qenë të gabuara, ose nuk janë zbatuar si duhet.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)