Sulmi, Peçi po përmirësohet, Vogli “Dëshmor i Atdheut”
“Autoritetet ushtarake përgjegjëse të operacionit të ISAF po përmbyllim masat për transportimin e të plagosurit drejt Gjermanisë”, thekson komunikata.
Më tej, Ministria sqaron edhe një herë ngjarjen, ku thuhet gjatë një misioni inspektimi dhe shoqërimi në rajonin SHADIZI ROBAT në afërsi të Bazës Ushtarake në SPIN BOLDAK, Grupi i Parë Special i Kontingjentit EAGLE 4, që vepron në kuadër të operacionit ISAF, ka rënë nën zjarrin e befasishëm të një efektivi të policisë lokale afgane.
“Si rezultat i zjarrit të befasishëm kanë mbetur të plagosur tre ushtarakë, dy shqiptarë dhe një amerikan. Grupi i ushtarakëve të gjendur në këtë situatë të rëndë, ka reaguar me vendosmëri dhe profesionalizëm të lartë, duke bërë të mundur arrestimin e personelit të Policisë Afgane të përfshirë në ngjarje”, thuhet më tej.
Nga strukturat operacionale të NATO-s janë marrë masa të menjëhershme për evakuimin mjekësor ajror të të tre të plagosurve. Komandanti i Grupit, Kapiten Feti Vogli nuk ka mundur të përballojë plagët e marra dhe ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital, ndërkohë që të dy ushtarakët e tjerë janë futur menjëherë në sallat e operacionit.
Në orën 22:34 sipas orës lokale, ose orës 19:04 sipas orës së Shqipërisë autoritetet komanduese të misionit ISAF kanë raportuar se Nëntetar Aleksandër Peci kishte përballuar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale dhe ishte në jetë. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes njoftoi edhe lidhur me procedurat për organizimin e ceremonisë së varrimit të Kapiten Feti Voglit, ku theksohet se është ngritur Komisioni që merret me organizimin e ceremonisë.
Komisioni Qendror për dhënien e Statusit Dëshmor i Atdheu i ka akorduar Kapiten Feti Voglit, statusin “Dëshmor i Atdheut”. Varrimi i Dëshmorit të Atdheut Kapiten Feti Vogli do të bëhet në Varrezat e Dëshmoreve të Kombit. “Lidhur me kohën dhe detaje të tjera të ceremonisë mortore shtetërore do te ketë komunikime të mëvonshme, pasi të jetë përcaktuar koha e mbërritjes në Atdhe të trupit të Dëshmorit të atdheut Kapiten Feti Vogli”, vijon reagimi. /Start/
2012-02-21 13:47