PD, Bumçi: Rama po e lexon kokëposhtë Rezolutën e KE

Tiranë, 6 Shkurt NOA Partia Demokratike
akuzoi sot liderin socialist se po e lexon abuzivisht Rezolutën e Këshillit të
Evropës.
Aldo Bumçi nga PD tha për mediat se jam përpara
jush për te denoncuar leximin kokëposhtë te Rezolutës të Këshillit të Evropës
nga Edvin Kristaq Rama në një kohë kur qeveria ka pranuar pikë për pikë rezolutën,
ka pranuar dhe është deklaruar e gatshme për të vendosur dialogun rreth
zbatimit të saj dhe rikonfirmon gatishmërinë për ngritjen e Komisionit Hetimor
parlamentar.
Të gjithë këtyre z. Rama i është përgjigjur
me kërcënime bajate për protesta dhe kërkesën antiligjore dhe anti-kushtetuese
te rinumërimit të votave pasi gjykata ka vendosur të kundërtën e kësaj kërkese,
- deklaroi Bumçi.
Këtu ai vlerësoi se me qëndrimet e tij z.
Rama dëshmon se po bën çdo gjë që të djegë mandatet e grupit Socialist, po dëshmon
se mentaliteti i etërve te tij shpirtërorë dhe biologjik dhe jo parimet e te drejtës
dhe shtetit ligjor janë frymëzim i tij.
Në fund të deklaratës për shtyp, Bumçi i
drejtua z. Rama, që shkon dhe kërcënon për protesta dhe leitnantët i nxjerr për
të kërkuar llokma pushteti, se thirrjet
për protesta mund të mallëngjejnë Takun dhe Nardin; mund te mashtrojnë ndonjë
gazetar presidiumesh por nuk mund ti imponosh kësaj maxhorance as edhe gjënë më
të vogël që bie ndesh me ligjet dhe kushtetutën e këtij vendi.
e.r/NOA
Lexoni replikën: PS: Zvarritja e dialogut nuk na ndalon përgatitjet për protesta