PS: Zvarritja e dialogut nuk na ndalon përgatitjet për protesta
Tiranë, 6 Shkurt NOA Replikat PD-PS tashmë të
zakonshme, vijuan edhe pasditen e sotme kur deputetja socialiste Ermonela Felaj
doli në një deklaratë të shpejtë që i shpërndau mediave për të replikuar me
demokratin Aldo Bumçi mbi akuzat se Rama po e lexon kokëposhtë Rezolutën e Këshillit
të Evropës.
Ministri që firmosi Gërdecin për llogari të
Shkëlzenit nuk mund të na tregojë Rezolutën e Këshillit të Europës
për llogari të pushtetit të Saliut, - tha Felaj.
Kurse akuzoi: Zvarritja e dialogut nuk mund
të ndalojë përgatitjet për protesta dhe mos hapja e kutive nuk mund të mbyllë
rrugën tonë drejt lirisë e demokracisë përmes protestave.
Ndërsa në përmbyllje të replikës, tha: Duke
mos hapur kutitë Sali Berisha po mban jashtë parlamentit opozitën dhe po
detyron popullin ti hapë rrugë lirisë së votës me protesta të pandalura.
e.r/NOA
Si nisi replika: PD,
Bumçi: Rama po e lexon kokëposhtë Rezolutën e KE