Dy vetë në sherr, zhvillojnë betejën e Mukjes
Krujë, 6 Shkurt NOA Hyrja e dy vetëve në
sherr ka bërë që batare krismash të shpërthejnë në Mukje kurse me mbërritjen e
policisë, njëri prej të përfshirëve u mor nën mbrojtje kurse tjetri u shpall person
në kërkim,
Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Mukje Krujë, ku pas
një konflikti të çastit me shtetasin H.Z., në afërsi të banesës së tij, 38-vjeçarin
e papunë Sajmir Çangu ka qëlluar në ajër me një armë zjarri pistolete.
Pas ngjarjes, Sajmir Çangu është larguar duke
iu shmangur hetimit, por arratia nuk ka zgjatur shumë sepse mesditën e sotme policia
konfirmoi arrestimin e 38-vjeçarit, lindur e banues në fshatin Nikël, rrethi
Krujë.
Të dyshuarit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë
e provës materiale është bllokuar një armë zjarri tip pistoletë model 54 e cila
mendohet të jetë përdorur nga 38-vjeçari.
e.r/NOA