E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Dalja e Ramës, e shfazuar

Partia Demokratike ka reaguar pas akuzave të kreut socialist Rama për lirimin e kriminelëve për fusahtën e Berishës. Zëdhënësja e PD-së Erla Mëhilli në një konferencë për shty është shprehur se dalja e Ramës është e shfazuar dhe në një ezauriment mendor sa tragjik aq edhe komik duke ripërsëritur fobinë e fundit të tij të sindromit të krijuar nga humbja e zgjedhjeve.
"Sërish i përsërisim Ramës se të burgosurit janë lejuar dhe do lejohen të shkojnë në shtëpitë e tyre në zbatim të një rregulli që ekziston në çdo vend të lire" theksoi Mëhilli.
Ajo shtoi se "nëse Rama disponon qoftë edhe faktin më të vogël, jo lista por fakte, është i ftuar ta bëjë atë publik por të sulmojë qytetarët e këtij vendi vetëm se ata janë të burgosur e tu atribuojë akuza pa faktuar shkelje ligji dëshmon vetëm se nga frika, tmerri dhe pikëllimi nuk di se çfarë flet".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›