Imuniteti i Mediut dhe Bashës, Ibrahimi: Kuvendi mund të rivotojë

Është precedent i parë në vend që dy deputetë të parlamentit ndodhen në proces gjyqësor në Gjykatën e lartë, siç është rasti i ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu dhe rasti i ish-ministrit të transporteve aktualisht ministrit të jashtëm Lulzim Basha. Konstitucionalisti Gent Ibrahimi shpjegon se pavarësisht faktit që këta dy deputetë fitojnë sërish imunitet me fillimin e parlamentit , çështja gjyqësore ndaj tyre vazhdon pa pengesa
Por sipas Ibrahimit në rast rihapje të hetimeve prokuroria do të ketë nevojë për lejen e parlamentit për të hetuar deputetin për shkak të mbrojtjes që ai gëzon
Parlamenti vendosi me shumicë votash ti heqë imunitetin Fatmir Mediut në qershor të vitit 2008 për tragjedinë e Gërdecit ndërkohë që Lulzim Bashës i është hequr imuniteti në dhjetor të vitit 2007.