E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata: Pse Kasaj është i pafajshëm

Armando Kasaj, ish specialisti i IT në Kryeministri

Zbardhen argumentet e Gjykatës që i dhanë pafajësinë Armando Kasajt, ishspecialistit të kompjuterëve në Kryeministri, i akuzuar për fshirjen e pamjeve filmike të demonstratës së 21 janarit 2011.

Gjykata e Tiranës ka publikuar vendimin e arsyetuar të gjyqtarit Gerd Hoxha, që më 26 korrik deklaroi të pafajshëm të pandehurin Kasaj. Sipas Gjykatës, akuza në ngarkim të Kasajt bazohej vetëm në indicie që pasqyrojnë rrethana dhe fakte të përgjithshme, të pasakta dhe jo të lidhura drejtpërdrejt me veprën penale për të cilën akuzohej i pandehuri.

Në vendimin e plotë, zbardhen deklarimet e punonjësve të Gardës që kanë mbikëqyrur zyrën ku ndodhej serveri më 21 janar, si edhe të zyrtarëve të lartë të Kryeministrisë, përfshi sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Gjergj Lezhja. Në vijim publikohen argumentet që shfajësuan Kasajn nga akuza e veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, referuar vendimit të Gjykatës.

(Vendimin e plote te Gjykates e lexoni ne numrin e sotem te gazetes ‘Panorama’, versioni print)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›