E Diel, 1 Nëntor 2026

Civilët braktisin Aleppon, shifra rekord të refugjatëve

Siri- Civilët sirian po braktisin qytetin e Aleppos, teksa numri i refugjatëve po rritet dita-ditës, thotë në një deklaratë Agjensia e Refugjatëve e Kombeve të Bashkuara.

Mesa duket luftimet e ashpra mes rebelëve dhe forcave qeveritare kanë gjunjëzuar civilët të cilët kanë vendosur t`ia mbathin nga qyteti i tyre.

Agjensia e Refugjatëve e Kombeve të Bashkuara thotë se deri më tani janë rregjistruar 150.00 refugjatë, vetëm në katër shtetet fqinje me Sirinë.

Ajo tha se 6.000 të tillë kanë kaluar kufirin turk vetëm javën që shkoi, shumica e tyre nga Aleppo dhe rrethinat e tij.

Zëdhënësi i agjensisë së refugjatëve të OKB-së tha se ky numër është qartësisht drastik, sidomos në Aleppo, meqë është një nga fushë betejat më të ashpra.

Agjensia tha se janë rregjistruar rreth 50.227 refugjatë në Turqi, 45.869 në Jordani, 36.841 në Liban dhe 13.730 në Irak.

Ka refugjatë të shumtë edhe në vend të tjera por që nuk ka ende rregjistrime të sakta.

Në Aleppo luftimet janë ringjallur që pas kthimit sërsh të rebelëve, të cilët u përzunë fillimisht nga distrikti jugperendimor i Salah al-Din. “Ushtria e Sirianëve të Lirë”, grup opozitar që po lufton kundër presidentit Bahar al-Assad, u tërhoq pas bombardimeve të rënda me tanke dhe luftëtare jet.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›