E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja e policit të zhdukur: Dyshojmë se e kanë vrarë

Gruaja dhe nena e Prendit

Kanë kaluar 6 ditë nga zhdukja e ishpolicit Anton Prendi, por as familjarët dhe as Policia nuk kanë informacion për vendndodhjen e tij. Kërkimet për gjetjen e 47-vjeçarit vijojnë, por dyshimet për një vrasje të mundshme të tij për hakmarrje sa vjen e shtohen. Babai i 3 fëmijëve, Raimondës, Elvisit dhe Xhesikës, përkatësisht të moshës 20, 18 dhe 6 vjeç, rreth orës 06:30 të së dielës është përgatitur, si gjithnjë, për tu nisur në punë në një fabrikë tullash rreth tri km larg banesës së tij që ndodhet në të dalë të Fushë- Krujës.

Të gjithë të afërmit e familjes Prendi vijojnë kërkimet në zonën ku mendohet që jetë zhdukur 47- vjeçari. Por, deri tani nuk kanë gjetur asnjë shenjë prej tij, as biçikletën me të cilën ishte nisur për në punë. Familjarët thonë se një pjesë të rrugës Antoni e ka bërë me vajzën e tij të madhe, ndërsa roja i një pike karburanti ka pohuar se ishte përshëndetur me të mëngjesin e së dielës.

Megjithëse që prej së dielës askush nuk di gjë për fatin e 47-vjeçarit, familjarët e tij ngrenë dyshimet për një ekzekutim të mundshëm të tij. Bashkëshortja e Anton Prendit, Fatbardha Prendi, hedh dyshimet e saj, ndërsa bën apel për ata që mund të kenë dijeni në lidhje me ngjarjen.

(Artikullin te plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes ‘Panorama’, ne versionin print)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›