PD: Djegia e flamurit te NATO-s, turp
Rozeta Rapushi
Partia Demokratike, denoi dje ashper, djegien e flamurit te NATO-s, dy dite me pare ne Bulevardin "Deshmoret e Kombit". Duke akuzuar direkt kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama dhe deputetet socialiste si shtytesit kryesore te kesaj ngjarjeje, zedhenesja e selise blu, Erla Mehilli tha se heshtja e drejtuesve te PS-se ndaj ketij akti deshmon edhe njehere identitetin e kesaj partie, qe sipas saj eshte Partia e Punes se Shqiperi. "Ne protesten e Edvin Kristaq Rames, Ilir Xhelil Gjonit, Ilir Hamit Beqes, Enkelejda Hamdi Shamkut, Gramoz Rucit dhe pinjolleve te tjere te bllokut, militante te Partise Socialiste shkelmuan dhe i vune flaken flamurit te Aleances se Atlantikut te Veriut, flamurit te NATO-s, flamurit te lirise se Shqiptareve", tha Mehilli. Sipas saj, ky akt i turpshem dhe i denueshem,fakton se bijte nuk i lene gje manget eterve ne ideologjine e tyre, udheheqja tjeter e Partise Socialiste me verberi dhe skllaveri te plote hesht duke deshmuar keshtu se ka qene porositese dhe organizatore e tij. "Urrejtja e Edvin Kristaq Rames, Gramoz Rucit, Ilir Xhelil Gjonit, Ilir Hamit Beqes, Enkelejda Hamdi Shamkut dhe e Dashnor Myslym Pezes ndaj flamurit te lirise eshte gjenetike, por heshtja e drejtuesve te tjere te PS ndaj ketij akti anti-kombetar qe deshmon rikthimin e Partise Socialiste ne identitetin e saj te Partise se Punes se Shqiperise, eshte tejet i rende e shume i turpshem", vijoi Mehilli. Ajo iu pergjigj ne emer te Partise Demokratike te gjithe "pinjolleve te rinj te bllokut", sic i quajti Mehilli, se koherat e shqiptareve jane koherat e NATO-s, jane koherat e lirise, kurse ato te eterve te tyre kane perfunduar ne koshin e plehrave te historise. Ne kete menyre, zedhenesja e selise blu akuzoi dhe beri pergjegjes direkt opoziten si shkaktare dhe shtytese per djegien e flamurit te NATO-s dy dite me pare ne Bulevardin "Deshmoret e Kombit". Deklarata e Mehillit, u be dje ne kohen kur deputetet socialiste dhe 180 mbeshtetes se tyre, hyne ne diten e trete te greves se urise. Greve e cila organizohet vetem pak metra larg godines se kryeministrise, poshte zyres se kryeministrit Sali Berisha. Djegia e flamurit te NATO-s, ndodhi dy dite me pare, kur nje grup mbeshtetesish socialiste mesohet se dogjen ne menyre proteste flamurin ne sheshin kryesor te kryeqytetit. Kjo ishte nje nga disa ngjarjet e cilesuara si incidente, te cilat ndodhen pikerisht ne diten e 1 Majit, festes se punetoreve ne mbare boten. Ne kohen kur socialistet dhe mbeshtetesit e tyre po protestonin dhe hyne ne greve urie, Ministria e Kultures, Rinise dhe Sporteve, organizoi nje koncert festiv.
Akuza
Zedhenesja e selise blu, Erla Mehilli, akuzoi dje kreun e PS-se dhe deputetet socialiste, si porositesit e aktit te denueshem te djegies se flamurit te NATO-s, dy dite me pare ne Bulevardin "Deshmoret e Kombit".
Zedhenesja e Partise Socialiste Armela Imeraj reagon ndaj akuzave
PS: Djegja e flamurit te NATO-s, nje shpifje
Partia Socialiste pergenjeshtroi dje lajmin e djegies se flamurit te NATO-s nga militantet socialiste ne bulevardin "Deshmoret e Kombit". Permes nje deklarate per shtyp, zedhenesja e partise me te madhe ne opozite, Armela Imeraj, tha se ne rrugen e tyre nuk i ndal asnje genjeshter e presion dhe beteja vazhdon. "Hedhim poshte me neveri shpifjen e ulet se ne protesten tone eshte djegur flamuri i NATO-s dhe akuzojme drejtperdrejte televizionet e Sali Berishes per manipulim te qarte grafik me imazhe filmike qe s'kane asnje lidhje me protesten qe pa tere bota ne mbremjen e 30 prillit", reagoi Imeraj. Lajmi i djegies se flamurit te NATO-s nga militantet socialiste eshte bere publik nga televizionet shqiptare, te cilet kane shfaqur pamje filmike te protestuesve te cilet djegin ne vendin ku zhvillohej protesta e opozites, flamurin e Aleances Atlantikut te Veriut. Ne deklarata publike, socialistet e kane kundershtuar nje gje te tille duke theksuar se ka qene flamur i Partise Demokratike dhe jo i NATO-s, ai qe eshte djegur. "Ky eshte pushteti i genjeshtres, ne jemi fuqia e vetedijes qytetare se pa transparence ka vetem vjedhje e genjeshtra ne pushtet, te cilat populli shqiptar po i paguan me rrenimin e ekonomise se tij", perfundoi reagimin e saj zedhenesja e Partise Socialiste, Armela Imeraj. Ky eshte reagimi i pare i socialisteve pas publikimit te ngjarjes, e cila ka shfaqur edhe reagime te shumta nga forcat me te medha politike ne vendin tone. Socialistet kane nisur prej 30 prillit nje greve per plotesimin e kushteve te tyre. D.Dedej