E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjela: Berisha, ke tre dite afat

Denis Dedej
Perfaqesuesi i opozites shqiptare ashpersoi dje gjuhen duke vendosur nje ultimatum 3-ditor per Kryeministrin Berisha per t'i dhene nje pergjigje pozitive kerkesave te tyre. Deklarata u be dje nga kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela, ne protesten e mbremshme te opozites, i cili theksoi se nese Berisha nuk ben detyren e tij do ta shikoje popullin ne zyre. "Kam nje mesazh qe me thote zoti Ngjela: Per sa kohe do te tallet me nderin dhe buken tone. Tre dite do te tallet, s'ka me, ta di mire. Kjo eshte pergjigja qe i jap atij. U bej thirrje ta nisim ketu dhe ta mbarojme tek Gjergj Kastriot Skenderbeu diten kur ky ende nuk e kthen me detyren e tij dhe ta shikoje popullin e vet ne zyre", iu drejtua qytetareve, Ngjela. Gjate fjales se tij, ai tha se ne nje takim me disa gazetare te huaj, i kane thene se ne asnje vend te botes nuk kemi pare njerez qe nuk kerkojne gjithcka, por kerkojne nje te drejte te madhe ne menyren me te kulturuar. Por, aleati i ri i socialisteve theksoi se "ky durim nuk mund te jete pafund". "Kurre te mos ta mendoje kryeministri Sali, kurre te mos mendoje se toleranca, kultura dhe durimi yne eshte dobesi. Perkundrazi, eshte force e madhe, sepse akumulon brenda ate qe po te shpertheje do ta shikoni vete se si s'do te kete vend ku te futet", u shpreh Ngjela. Kreu i PLD tha se "te mos mendoje kryetari i kesaj qeverie te paligjshme se mundet qe permes mbledhjeve te kulisave mund te krijoje situata hajdutesh". Duke iu drejtuar kreut te ekzekutivit, ai u shpreh se balle per balle le te vije, s'ka kulisa me me shqiptaret. "Ta di mire ai edhe te gjithe ata qe e pasojne, se nuk kane qene 200 mije apo 250 mije ne kete bulevard ate dite, ka qene edhe 300, 350 mije te tjere qe si pasoje e ketij degradimit ekonomik, te kesaj gjendje qe nuk ka transport, nuk paten mundesi te vinin ketu. Por ne rast se ky njeri do te vazhdoje me kembengulje dhe kokefortesi kete rruge qe ka nisur dhe sakrificen sublime te ketyre heronjve, ta di mire qe shqiptaret do te vijne ne kembe ketu dhe do t'i japin fund gjithckaje", paralajmeroi perfaqesuesi i opozites shqiptare. Ai tha se kete gje e garanton se njerezit jane pare ne shesh. Me tej, lideri i PLD shprehu bindjen se "te tere ata qe flasin poshte e perpjete dhe dashkan te shkaterrojne kete kamp te madh, nuk do te guxojne te shkulin dot jo nje qime floku, po nje qime cadre". Sipas tij, nuk do te durojne pafund, do te kerkojne te vijne prape 200 mije shqiptare aty dhe t'i japin fund te gjithe. "Me lejoni t'ju pergezoj, jam gjithmone me ju, jemi te vendosur per te pritur ne nje qendrim te perbashket, per te krijuar hapesirat, per te cliruar normalisht ne vendin tone, se duhet te mendohemi gjithmone, ky 28 mije kilometer eshte i yni, askush nuk mund te tallet me nderin dhe buken tone. Ju faleminderit, do te shihemi ketu dite per dite", perfundoi fjalen e tij perpara qytetareve, aleati me i ri i Partise Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›