E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Djegia e flamurit te NATO-s, nje akt provokativ

Sekretari i Pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim, Luan Rama, denoncoi dhe denoi dje publikisht aktin e shemtuar, te turpshem dhe tejet provokativ te djegies se flamurit te NATO-s ne mjediset e protestes se organizuar nga lidershipi josocialist i Partise Socialiste. Ne nje komunikim per mediat, ai tha se gjeste te tilla, apo akte te tilla te shemtuara ne thelb shprehin nje mentalitet fondamentalist dhe tejet regresiv, te cilin nuk e bashkon asgje me trendin evropian te zhvillimeve te vendit dhe me investimin e madh, qe vet shoqeria shqiptare ka bere dhe po ben ne kuader te integrimit te plote vendit, ne teresine e hapesires euroatlantike. "Djegia e flamujve, apo thirrjet per djegie flamujsh jane shenja te mentaliteti tejet te prapambetur, jane rudimente te nje politike me te vjeter sesa politika e vjeter, e per pasoje ajo cfare priste dhe pret opinioni nuk eshte heshtja perballe shfaqjeve te tilla te shemtuara, por eshte reagimi i pergjegjshem qytetare dhe politik", deklaroi Luan Rama. LSI ftoi "publikisht kryetarin josocialist te Partise Socialiste qe te distancohet dhe te denoje prere dhe qartazi, publikisht dhe politikisht, aktin e shemtuar te djegies se flamurit te NATO-s ne protesten e organizuar prej tij". D.D

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›