E Diel, 1 Nëntor 2026

Teuta ne kerkim te nje trajneri, Tirana "kthen" Josen me kryeqytet

Teuta nuk do te drejtohet me tutje nga trajneri Mirel Josa qe drejtoi durrsaket qe prej fillimit te ketij kampionati. Teuta me shkarkimin e Joses eshte rreshtuar me shumicen e ekipeve te Kategorise Superiore, qe nuk mund te mbajne dot te njejtin trajner qe nis edicionin. Josa, pas humbjes se pesuar me ekipin e Tiranes eshte shkarkuar nga ana e presidentit Edmond Hasanbelliu. Ish-trajneri bardheblu mori si ndeshkim humbjen qe i shkaktoi Tirana, ne "Niko Dovana". Kryeqytetasit luajten gjate pjeses se dyte te ndeshjes me 10 lojtare dhe Josa nuk mundi dot qe te arrinte qofte edhe nje barazimin me Teutes, ne fund. Durrsaket pritet te zgjedhin emrin e ri, qe do t'i drejtoje gjate diteve te para te javes. Djemte e detit e nisen sezonin me pretendime, por pas nje starti te dobet dhe ecurise pozitive ne ndeshjet e kaluara, pesuan serish nje renie, cka ndikoi ne shkarkimin e fundit te Joses.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›