E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreshnik Qato, vjen dita e se vertetes

Boksieri i mirenjohur shqiptar, 30-vjecari Kreshnik Qato, do te hedhe nje tjeter hap te madh ne karrieren e tij, pasi do te zhvilloje sot ndeshjen per te mbrojtur titullin e kampionit te botes ne peshen e mesme ne versionin WBF. Sic dihet, me 4 prill, Kreshnik Qato u ndesh me portugezin Vitor Sá ne duelin per kuroren e kampionit te botes te World Boxing Foundation, duke fituar me pike pas nje ndeshjeje te bukur prej plot 12 raundesh.

Ajo qe e ben me te vecante duelin e shqiptarit sot, me amerikanin e me origjine guatemalo-meksikan, David Estrada, eshte se ai do te zhvillohet ne kompleksin sportiv "Burr Arena" te Universitetit "Howard" ne Uashington D.C. Ky Universitet, i themeluar qe ne nentor te vitit 1886 nga intelektuale amerikane me ngjyre, eshte shnderruar ne djepin e edukimit dhe arsimimit te afro-amerikaneve pergjate gjithe shekullit te fundit.

Universiteti "Howard" eshte sot, njeri prej 48 institucioneve private amerikane te arsimit te larte, me 12 fakultete dhe kolegje, me nje total prej 10,500 studentesh, te cilet ndjekin kurse ne 120 rrafshe te shkencave, qofshin keto diploma universitare, pasuniversitare dhe doktorata. Universiteti ka nxjerre figura te shquara intelektuale dhe akademike amerikane, midis te cileve ky institucion mburret edhe me presidentin e ardhshem te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barak Obama. Altin Kodra

Sfidat e sotme ne Uashington

Mbremja e sotme ne Pallatin e Sportit "Burr Arena" te Universitetit te Howardit ne Uashington ofron spektakel te panderprere, qe do te nise ne ora 19:00, me oren lokale (01:00 pas mesnate te dielen me oren shqiptare). Keshtu, pervec duelit Kreshnik Qatos (17 fitore - 2 me "knock out" - dhe 6 humbje) dhe David Estrades (12 fitore - 9 me "knock out" - dhe 10 humbje), i cili eshte edhe sfida me kryesore e mbremjes, do te zhvillohen edhe 3 ndeshje te arteve marciale, 3 ndeshje te boksit amator dhe 3 ndeshje te tjera te boksit profesionist, nga te cilat dy jane per mbrojtjen e titullit.

Interesant eshte edhe dueli i peshes se rende midis Hores Grant (13 fitore - 8 me "knock out" - dhe 2 humbje) dhe Carls Braun (6 fitore - 3 me "knock out" - dhe 15 humbje), apo dueli per kuroren panamerikane te versionit WBF, midis kampionit ne fuqi, Uejn Kuperit (8 fitore - 5 me "knock out" - dhe 1 humbje) dhe sfidantit Uilliam Prieto (5 fitore - 2 me "knock out" - dhe 2 humbje). Nje ndeshje interesante eshte dueli amator midis Xhesi Brinklit (31 fitore - 21 me "knock out" - dhe 5 humbje) dhe Xhejms Xhonsonit (23 fitore - 13 me "knock out" - 3 barazime dhe 30 humbje).

Ne ring do te ngjiten disa boksiere te rinj dhe premtues, sic eshte Markis Tejlor, i njohur me nofken "Bulldogu" dhe qe vjen nga Palestra e Boksit "Tony", e njohur np Uashington. Nderkohe, sipas organizatoreve, cmimet e biletave per te ndjekur spektaklin ne arenen 3,000-vendeshe te Universitetit "Howard" jane 100 dollare amerikane per 600 vendet rreth e rrotull ringut dhe 25 dollare amerikane per tribunat rreth e rrotull.

Ndonese nuk jepet nje shifer e sakte, nga pala amerikane mesohet se kostoja e gjithe ketij evenimenti te madh, pritet te kape shifren e 500,000 dollareve. Nderkaq, burime prane pales shqiptare, qe sic dihet prej dy vjetesh eshte kompania e mirenjohur "Yldon" Sh.p.k. dhe presidenti i saj, Ylli Ndroqi, bejne te ditur se 1/3 e kesaj kostoje do te perballohen pikerisht nga kjo kompani, e cila ka qene padyshim edhe mbeshtetja e pareshtur qe e ka cuar boksierin e mirenjohur drejt kulmeve te paimagjinueshme te karrieres se tij.

Kreshnik Qato

Curriculum Vitae

Kategoria e peshes: E mesme

Renditja boterore: 47 / 916

Datelindja: 13 gusht 1978

Mosha: 30 vjec

Kombesia: Shqiptar

Vendlindja: Shqiperia

Vendbanimi: Uembli, Londer - Britani e Madhe

Gjatesia: 180 cm

Nofka: Shqiponja (The Eagle)

Bilanci: 23 ndeshje

17 fitore (2 me KO)

6 humbje (2 me KO)

0 barazime

David Estrada

Curriculum Vitae

Kategoria e peshes: E mesme

Renditja Amerikane: 15 / 208

Renditja Boterore: 76 / 916

Datelindja: 9 shtator 1976

Mosha: 32 vjec

Vendlindja: Cikago, Ilinois - Shtetet e Bashkuara te Amerikes

Vendbanimi: Cikago, Ilinois - Shtetet e Bashkuara te Amerikes

Gjatesia: 186 cm

Nofka: Nuselalja (The Weezel)

Bilanci: 22 ndeshje

12 fitore (9 me KO)

10 humbje (4 me KO)

0 barazime


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›