Valbona, me ne fund me nene

Teleshikuesve te emisionit "Njerez te Humbur" kjo e premte ne TV Klan i dhuroi nje mbremje dinamike, deri te shtunen ne oret e para te mengjesit, te ngjeshur me kerkime direkte ne terren dhe me deshmi te shumta. Gjetja e radhes per kete nate ishte ajo e nenes se Valbona Krajes.
Nje histori, ku emertimi "Ironi Fati" eshte mese i gjetur. Nje vajze, tashme nene vete meson ne diten e "8 Marsit" se ajo qe quante deri ne ate cast nene, nuk ishte ajo qe e kishte sjelle ne jete. Ajo u lind ne vjeshten e vitit 1974, adoptuar ne moshen 2 vjecare nga Befotrofi i Shkodres dhe e rritur ne nje familje elbasanase. Nje jete fort e veshtire, tanime e rrezuar ne nje trup te plogesht dhe ne nje mendje te etur ne kujtime. E perulur dhe falese ne kerkim te identitetit te saj, te atij identiteti qe iu mohua ne rrethana qe nuk i njohu, vecse shijes se hidhur qe lane, mirepo kembengulese te gjeje ate cka humbi. Ajo ka filluar kerkimet per nenen e saj ne moshen 17 vjecare dhe per kete arsye ka ndaluar kerkimet duke i rifilluar pasi kishte permbushur kushtin e moshes. Por edhe pse vitet kishin kaluar per Valbonen, stafi i gazetareve te emisionit "Njerez te Humbur" arrin te gjeje nenen e saj. Ne nje lidhje direkte me telefon nga Elbasani asaj i eshte dhene lajmi nga Aida Shtino se "nena biologjike eshte gjetur". Ka qene e pamundur qe Valbona te permbaje emocionet e saj dhe gezimin e papershkrueshem per ate moment. Nje dhurate qe i eshte bere nga "Njerez te humbur" ne prag te festave te fundvitit ne menyre qe ajo te ndihet e kompletuar shpirterisht. Mesa duket emocionet do te jene te vazhdueshme pasi ne nje prej ketyre diteve, Valbona do te takoje personalisht gruan e cila e solli ne jete 34 vite me pare. Per te respektuar privatesine e kesaj te fundit, nuk eshte bere i ditur identiteti dhe vendndodhja e te emes, te pakten per teleshikuesit. Valbona tashme ka nje arsye me shume per te filluar numerimin mbrapsht derisa te perqafoje nenen e saj perderisa vendndodhjen e ka mesuar.
Zhdukja e tregtarit, denoncimet nuk reshtin
E trajtuar serish te premten ne ekranin e Tv Klan, historia e biznesmenit nga qyteti i Elbasanit ben qe nje bum telefonatash te mberrijne ne drejtim te emisionit "Njerez te humbur". Deshmi nga teleshikues te shumte dhane bindjen e nje vendndodhjeje aktuale te Hekuran Latollarit ne qytetin e Fierit, po duke mos lene pas dhe qytetin e Lushnjes. Te gjitha informatat se ku mund te ishte pare ai mbeshteteshin te pasaporta e paraqitur ne ekran dhe ne pershkrimin e veshjes se tij. Kontakti dhe verifikimi i stafit te gazetareve u shtri dhe ne terren si ne Elbasan apo Lushnje, Fier ku ne kete te fundit vijne dhe informacionet me te fundit per te. Telefonues te ndryshem pohonin se e kishin pare pikerisht diten e premte, me date 19 dhjetor. Kerkimet ne kohe reale nuk kane munguar per biznesmenin Latollari. Nje adrese e dhene gjate emisionit eshte verifikuar brenda pak minutash por personi i gjendur ne afersi te xhamise se Fierit nuk ishte Hekurani. Gjithsesi, duke bashkerenduar punen dhe me komisariatet e policive per kerkimin e tij, shpresat per gjetjen e Hekuran Latollarit vijne duke u shtuar. Vete drejtori i policise se qarkut te Elbasanit ka shpjeguar per teleshikuesit rrethanat e humbjes se Latollarit, por gjithashtu duke dhene nje siguri edhe qytetareve se ne bashkepunim me "Njerez te humbur" do te mundohen te rikthejne prane familjes Hekuran Latollarin.
Trashegimia shqiptare ne token siriane
Gjeraqina Bani, pas shume tentativash per te rilidhur kontaktet me nje pjese te familjes se saj ne Siri, kerkon ndihmen e "Njerez te Humbur". Nje histori e cila i perket rubrikes "Kthim mbas Vitesh". Historiku i familjes nis rreth viteve 1900 atehere kur Shazivan Bane largohet per ne Siri. Ai u rrit nga Safa, halla e saj pasi nena e Shazivanit, pas vdekjes se te shoqit u largua tek vellezerit ne Turqi. Kur ishte 15 vjec, Shazivanin e rrembejne dajat e ardhur nga Turqia. Ai qante pasi donte qe te merrte me vete dhe ate qe i thoshte vella, Tahirin (babane e Gjeraqines). Nena e Shazivanit, para se te largohej ne Turqi u kishte lene porosi te afermve te burrit nje unaze qe do i jepej gruas se Shazivanit, kur te martohej. Kur u rrit Shazivani, pasi kishte shkuar ne Turqi, dergonte letra fshehurazi dajave per te afermit ne Turqi. Ne moshen 20 vjecare, Shazivani largohet ne Damask, Siri. Atje u be tregtar me shitjen e mishit dhe duhanit. Ai ishte larguar per atje pasi kishte pasur kontradikta me dajat per shkak te korrespondences se fshehte qe mbante ne Shqiperi. Nga Damasku ai dergonte vazhdimisht letra, fotografi dhe flori. Per here te fundit ai dergoi leter ne vitin 1938 nga lagjja e "Arnauteve" ne Damask, Siri. Ne vitin 1941-1944, greku u dogji shtepine fisit te Shazivanit, duke u djegur keshtu edhe gjithe leterkembimin. Me ardhjen e komunizmit rruget dhe kerkimi u bene te pamundura duke humbur keshtu mundesine per te ritakuar apo kontaktuar perseri. Si nje peng i madh i mbetur ne zemer, Gjeraqina i drejtohet stafit te redaksise se "Njerez te Humbur" per te mesuar se cfare ka ndodhur me Shazivanin. Nderkohe, qe stafi i gazetareve menjehere rifilloi punen per te lidhur serish familjen Bana te ndare prej vitesh nga padrejtesite e kohes...
Renato Qerimi, dy pistat e ekzistences se tij
Per te dyten jave radhazi, iu kushtua nje rendesi e vecante rastit te Renato Qerimit. Kerkimet e bera ne terren nga gazetaret dhe pohimet e qytetareve ngriten pikepyetjen se mos kishim te benim me dy persona te dyshuar si Renato. Qe ne momentin e prezantimit te historise se Renato Qerimit ka patur nje furi telefonatash te cilat kane fokusuar kerkimet ne Tirane. Vendet me te permendura ne te cilat mendohet se eshte pare Renato jane: zona e Librit Universitar, ne nje godine te vjeter prane ish Nisharakut si dhe tek Liqeni Artificial ne Tirane. Pikerisht per zbardhjen e ketyre telefonatave si dhe per te rene ne gjurmet e ketij endacaku per te cilin mendohet se eshte Renato Qerimi, serish stafi i gazetareve te "Njerez te Humbur" se bashku me nenen dhe vellain e tij, levizen naten e se premtes ne vendin ky qendron ky person. Nje pjese e enigmes eshte zbardhur perderisa telefonues te ndryshem kane pohuar se jane dy persona te ngjashem me Renato Qerimin dhe se endacaku i gjetur tek magazinat e Nisharakut nuk eshte i vetmi. Nje tjeter piste e erret ka qene edhe ajo e qytetit te Vlores ku nje telefonuese ka insistuar se Renato Qerimi eshte bere pjese e "Deshmitareve te Jehovait". Por kerkimet vazhdojne, derisa te verifikohet identiteti i ketij personi per te cilin supozohet se kemi te bejme me djalin 34 vjecar nga Skrapari.
Shenim:
Per cdo informacion rreth ketyre personave vizitoni faqen zyrtare www.njereztehumbur.com, kontaktoni me redaksine e emisionit "Njerez te humbur" ne nr. telefonit: +355 42 347 822/823/824/825 ose shkruani ne posten elektronike: aidashtino@njereztehumbur.com