E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Edi Rama nuk do ta gezoje pafajesine qe i dha Ina Rama Eva Gjura

Partia demokratike ka reaguar ashper ndaj deklarates se kryetarit te PS-se, Edi Rama, i cili, sipas selise blu, faktoi se qendron pas pretences televizive qe beri kryeprokurorja Ina Rama ndaj drejtuesve te gardes. Gjate nje deklarate per shtyp, zedhenesja e Partise Demokratike, Albana Mustafaraj, eshte shprehur se "ne daljen e tij te djeshme, zoti Rama faktoi se ishte ai qe qendronte prapa pretences televizive te Ina Rames, ndaj mbrojtesve te institucioneve kushtetuese". Duke u ndalur te deklarata e bere nje dite me pare nga kryetari i PS-se, Rama, zedhenesja e PD-se eshte shprehur se "ne fjalen e tij ne kryesine e Partise Socialiste, Edi Rama falenderoi zonjen Ina Rama, per shpalljen e tij te pafajshem apo amnistine e tij si organizatori kryesor i 21 Janarit 2011, mbasi ne pretencen e saj televizive, mbi 90 minuta, zonja Ina Rama shpalli mbrojtesit te institucioneve kushtetuese te vendit, ashtu sic i kishte shpallur zoti Rama nje vit me pare, si vrases me dashje, kurse ultimatumin e zotit Rama drejtuar kryeministrit te vendit me 20 janar: 'largohu ose do kalosh mbi kufoma', e vleresoi si nje retorike te thjeshte". Zedhenesja e PD-se i ka kujtuar kryetarit te PS-se, Rama, se genjeshtrat i kane kembet e shkurtra dhe ai shume shpejt do te hetohet per 21 janarin. "PD-ja i thote zotit Rama, mos u gezo para kohe se deklaratat per pafajesine tende ne organizimin e grushtit te shtetit me 21 janar, i kane kembet e shkurtra, madje, ato nuk i beson as edhe ti vete, ndaj dhe i tronditur bertisje: 'hetomeni, hetomeni'", thuhet ne deklaraten e selise blu. Gjithashtu, Partia Demokratike ka theksuar edhe njehere se pretenca publike televizive prej 90 minutash e Prokurores se Pergjithshme, e paprecedente ne historine e nje vendi te lire, akuzat e saj per vrasje me dashje ndaj oficereve te gardes, qe me trimeri, burreri, heroizmin e tyre, mbrojten rendin kushtetues dhe hodhen ne Lane mandatet e enderruara te pucisteve, nuk deshmojne thjesht urrejtjen, por panikun qe ka mberthyer klanin e atyre qe te permbysja me dhune e pushtetit legjitim, kishin vendosur endrren e mandateve te tyre. PD-ja i ka deklaruar edhe njehere zotit Rama se hetimi i pavarur i 21 janarit 2011, identifikimi i ideatoreve, organizatoreve, sponsorizuesve te 21 janarit, si dhe autoreve te dhunes tragjike dhe rrethanave te saj, jane zotimi absolut i kesaj mazhorance. "Ky hetim nuk do te mund te pengohet as nga pretencat tuaja te perbashketa televizive me Prokuroren e Pergjithshme, nga etiketimet qe ju u beni punonjesve qe mbrojten rendin kushtetues te vendit si vrases me dashje dhe qe se shpejti, do t'i shpallni vrases me pagese, as nga prishja e provave dhe zhdukja e deshmive, qe faktojne gjithcka rreth skenarit te 21 Janarit 2011", tha zedhenesja e PD-se.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›