E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Basha te jape doreheqjen

Selia roze kerkon doreheqjen e ministrit te Jashtem Lulezim Basha, Diten e Pavaresise. Zedhenesja e kryesise se Partise Socialiste, Mimi Kodheli tha dje, se duke mos u paraqitur ne Prokurori, per hetimet qe po kryhen ndaj tij, ministri po i ben sfide pushtetit gjyqesor dhe po demton imazhin e vendit, ndaj duhet te largohet menjehere. "Ministri i Jashtem ne detyre Lulezim Basha, sfidon hapur drejtesine duke mos u paraqitur ne Prokurori, per te dhene shpjegime per akuzen me te madhe te korrupsionit dhe shperdorimit te detyres qe ka njohur ky vend ne 18 vjet demokraci", theksoi Kodheli. Sipas saj, te tilla veprime qe vijne nga qeveria Berisha, e cila flet per lufte kunder korrupsionit, u tregohet shqiptareve se ligji eshte bere per njerez te thjeshte dhe jo per anetaret e qeverise se "mega korrupsionit", te cilet nuk mund t'i nenshtrohen ligjeve penale te ketij vendi. Kodheli, theksoi se me aktin e tij arrogant dhe kercenues, Ministri Basha kerkon t'ju imponohet organeve te drejtesise dhe t'ju tregoje atyre se, ato nuk mund te veprojne mbi te apo shoket e ekipit te tij qeveritar, pasi kane per mbrojtes nje kryeminister, qe urren ne palce fjalen "drejtesi", apo pavaresi te gjyqesorit, kurdo qe kjo e fundit del jashte "vathes" se tij qeveritare, apo akuzon ndonje syresh te "oborrit" kryeministror. "Qendrimi i Bashes ndaj Prokurorise, u tregon shqiptareve se ai eshte ne postin e ministrit per t'i sherbyer klanit te tij qeveritar dhe per te mbuluar gjurmet e korrupsionit masiv, me parate publike, qe fillojne ne ish Ministrine qe ai drejtonte dhe perfundojne ne qeverine ku ai bene pjese, dhe per kete qellim ai duhet te largohet nga ky post", akuzoi Kodheli. Per te gjitha keto arsye, zedhenesja e PS, kerkoi largimin e menjehershem te Bashes, si nje rast kercenues ndaj organeve te pavarura, qe mbrojne interesin publik dhe cojne ne vend llogaridhenien per shpenzimin e parave publike. Kodheli kritikoi ashper dhe heshtjen e kryeministrit Sali Berisha per kete ceshtje, qe shtojne dyshimet mbi qeverisjen me duar te pastra qe kryeministri e ka kthyer ne alibi per pune te pista. "Kryeministri Berisha qe "flet" cdo dite per reforme ne drejtesi dhe per drejtesi te pavarur, si per rastesi ne diten e Pavaresise se vendit, nuk pranon te respektoje drejtesine e pavarur te shtetit", theksoi Kodheli. Ne kete kuader, ajo permendi dhe njehere mbeshtetjen qe selia roze qe i jep institucioneve, perfshire edhe Prokurorine, te angazhuara ne luften ndaj te keqes. "Ne kemi qene dhe jemi per forcimin e pavaresise dhe eficences se organeve te drejtesise, duke i perkrahur ato ne kryerjen e misionit te tyre fisnik, si garanci te konsolidimit te shtetit ligjor ku cdo shtetas qeveritar ose jo, i pasur apo i varfer, me pushtet ose jo, duhet te japin llogari perpara ligjit ne menyre te barabarte dhe te paanshme", perfundoi ajo. Dy dite me pare, ish ministri i Transporteve Lulezim Basha, refuzoi te paraqitet ne Prokurorine e Pergjithshme, per ceshtjen Durres-Kukes. Rozeta Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›