E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Frika nga ligji antimafia e Partisë Socialiste, shenjë ndjellakeqëse e madhe për këtë Parti, por edhe për vendin

Ka reaguar menjëherë PD ndaj kësaj deklarate, duke e cilësuar atë si shenjën më të keqe që po i jepte opinionit publik formacioni politik i Edi Ramës. “Frika nga ligji antimafia i Partisë Socialiste është një shenjë ndjellakeqëse e madhe për këtë Parti, por edhe për vendin, thuhet në deklaratën e zëdhënëses së PD, Erla Mëhilli. Nuk ka vend në botë ku opozita të ngrihet e të mos kërkojë forcimin e ligjit antimafia, si një kusht kryesor për luftën kundër krimit të organizuar. Protesta e sotme e opozitës për këtë ligj është paradoksi më i madh i qëndrimit të saj. I rikujtojmë opozitës se ky është një ligj i kërkuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të liberalizimit të vizave. Ky është një ligj i hartuar nga ekspertët më të mirë shqiptarë dhe evropian dhe ky ligj është aktiv në shumicën e vendeve antare të BE-së. Ligji antimafia synon të godasë vetëm pasuritë dhe ekonominë kriminale dhe të garantojë plotësisht jetën dhe aktivitetin e bizneseve dhe qytetarëve të tjerë të vendit” përfundon reagimi zyrtar i Partisë Demokratike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›