E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paloka: Edi Rama, lider i krimit të organizuar

22-12-2010 / Gazeta 55

Partia Demokratike iu përgjigj akuzave të Edi Ramës, i cili pretendoi sot për lidhje të pushtetit me eksponentë të krimit. Edhe pse mbi kryesocialistin ekzistojnë fakte domethënëse për përfshirje të tij në veprimtari kriminale, me disa prej bandave më të rrezikshme të kontrabandës dhe aktiviteteve të tjera antiligjore, deri në ekzekutime njerëzish për interesa mafioze. Lidhur me një fakt të tillë, deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i bëri thirrje kryesocialistit të japë shpjegime për akuzat që rëndojnë mbi të si ato të Kadriovskit, Ginës apo edhe bisedat telefonike me militantë kriminalë të bandës së Aldo Bares. Sipas deputetit të PD-së, kërcënimet në fjalë dëshmojnë lidhjen e Edi Ramës me bosët e drogës. “Dalja e sotme e çakallit të Edvin Ramës, dëshmon thjeshtë luftën midis klaneve të drogës dhe fakton në mënyrë të qartë lidhjet e Edvin Ramës, të njohura publikisht në mënyrë të përsëritur”- u shpreh Paloka. Deputeti demokrat i kujton kryesocialistit se ende nuk janë zbardhur akuzat e Kadriovskit se i ka vrarë të shoqen për një thes drogë, s’janë zbardhur akuzat e Dondollakut për lidhjet e ndersjellta në krimin ekonomik. “Po ashtu edhe Dondollaku e ka perfshire ne listen e bashkepunetoreve te tij si ortak te bizneseve te paligjshme jo vetem ne Tirane por edhe ne pjese te ndryshme te territorit ne nje pjese te te cilit rolin e sekserit e ka luajtur Erjon Brace fakte te zbardhura keto nga pergjimet e prokurorise italiane. Zoti Rama mbi ju rendojne akuza me te renda te trafikut te droges rendojne lidhjet me klanin Gina me te cilin ndertove nje ndermarrje te perbashket Kino republiken pastaj i more pasurine dhe shtepine rendojne akuzat e Kadrovskit qe te akuzon me shkrim prane autoriteteve Italiane se i ke vrare te shoqen per nje thes Droge. Rendojne akuzat e Dondollakut ne prokurorine e Firences se je lidhje e tij”- theksoi Paloka. Faktet tronditëse janë domethënëse për akuzat e ngritura pë lidhje të Edi Ramës me segmentet e krimit të organizuar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›