E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Heqja e imunitetit u bllokua personalisht nga Rama

Gazeta Shqip

Në një deklaratë para mediave ditën e sotme, zëdhënësja e PD, Silvi Bardhi hodhi sërish akuza ndaj Partisë Socialiste, e cila sipas saj, me qëndrimin lidhur me çështjen e imunitetit vijon të bllokojë statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Sipas Bardhit, prapa këtij mohimi qëndron frika e Ramës dhe deputetëve socialistë nga drejtësia, ligji dhe zbatimi i tij.

Ajo iu referua një deklarate të bërë nga ana e deputetit socialist, Pandeli Majko gjatë një takimi me të rinj të FRESSH, disa ditë më parë në Jalë, për të treguar se PS dhe Rama nuk e votuan më 5 gusht heqjen e imunitetit me pretekstin për ta votuar në shtator, por pas këtij preteksti qëndron sipas PD, akti i shëmtuar i bllokimit të statusit kandidat nga ana e Shqipërisë.

Dy ditë më parë, në një takim me të rinjtë eurosocialistë në Jalë, ish-Kryeministri Pandeli Majko zbuloi para shqiptarëve shkakun e vërtetë të bllokimit më datë 6 gusht nga z. Edi Rama të heqjes së imunitetit dhe bllokimit të statusit të vendit kandidat.

Pyetjes së njërit prej të rinjve se, përse Partia Socialiste bllokoi më datë 6 gusht heqjen e imunitetit dhe statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, z. Majko iu përgjigj troç se: Partia Socialiste nuk mund të pranojë heqjen e imunitetit për faktin se këtë e pranojnë ministrat të cilët sipas tij paskan të tyre gjykatësit dhe prokurorët.

E vërteta absolute është pra, të dashur qytetarë, se miliarderët në krye të Partisë Socialiste dhe z. Rama, që e ka kthyer Partinë Socialistet në një SHPK të miliarderëve të saj, nuk mund të pranojnë kurrë të heqin imunitetin, sepse tmerrohen nga  e pasuritë e tyre të paligjshme, origjina e tyre nga fshehja e taksave, kontrabanda, grabitja e trojeve dhe pronave të të tjerëve, ndërtimet pa leje dhe trafiqet kriminale, u shpreh zëdhënësja e PD.

Por pavarësisht të gjithave, zëdhënësja e PD shprehu edhe një herë bindjen e palëkundur se referendumi popullor do të zhvillohet, si e vetmja mënyrë për të ndalur pasurimin e paligjshëm të zyrtarëve të vendit.

13 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

PD: Heqja e imunitetit u bllokua personalisht nga Rama burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›