E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e lë të lirë të akuzuarin si vrasës, familjarët kërcënojnë me vetëgjyqësi

Një familje nga komuna Thumanë në Krujë paralajmëron vetëgjyqësi nëse shteti nuk ndërhyn për të izoluar në qeli autorin e vrasjes së të afërmit të tyre.

Vëllai i Viktor Krosit, 48 vjeç, i cili u vra 11 muaj më parë për një rrugë në afërsi të banesave të tyre, tregon për Ora News se autori i vrasjes endet i lirë, pasi është lënë i lirë nga gjykata pa marrë dënimin e merituar.

Krosi hedh akuza të ashpra ndaj drejtësisë shqiptare, duke thënë se ryshfetet e majme e kanë lënë të lirë autorin e vrasjes së vëllait të tyre.

Nikoll Krosi thotë se autori i vrasjes së vëllait të tyre vazhdon të kërcënojë pjesëtarët e tjerë të familjes, pasi sipas tij ka edhe mbështetjen e policisë së rrethit, duke qenë se me profesion ai ka qenë polic më parë.

Mësohet se dy familjet janë kushërinj me njëri-tjetrin, ndërsa sherri mes tyre e ka zanafillën që në vitin 2003, ku viktima dhe autoret e ngjarjes janë grindur për një rrugë të bllokuar. Ai paralajmëron gjakderdhje, nëse drejtësia nuk ndërhyn për të vënë para ligjit autorin e vrasjes së tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›