E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama-Berishës: Të sfidoj të vërtetosh akuzat ndaj meje apo deputetëve të PS-së

Kreu socialist, Edi Rama, duke reaguar në lidhje me deklaratën e përsëritur të PD-së për heqjen e imunitetit, ka sfiduar kryeministrin Berisha që të vërtetojë qoftë edhe një prej akuzave të bëra. Rama ka thënë që këtë gjë Berisha ta nisë fillimisht ndaj tij, duke qenë se nuk ka imunitet. Por, sipas Ramës Berisha nuk mund ta bëjë këtë gjë, duke qenë se nuk ka asnjë provë dhe fakt për akuzat e bëra ndaj tij apo deputetëve të tjerë opozitarë.

Vazhdon tallja me shqiptarët! Një propozim publik për kryeministrin: Ja ku jam unë pa imunitet, vërteto një akuzë të vetme në mijëra që ke bërë ndaj meje.

Asnjë provë nuk ka kryeministri as për terë atë lumë akuzash ndaj deputetëve të PS që vijnë nga bota e sipërmarrjes! Imuniteti s’ka lidhje në këtë mes. Asnjë vend normal s’do e pranonte një ditë të vetme për kryeministër një shpifës që çdo ditë ngre akuza në hava ndaj opozitës e s’vërteton dot asnjë, është shprehur Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›