E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina përplaset me kamionin, dy të vdekur

Foto Ilustruese

ELBASAN- Një tjetër aksident me pasoja tragjike është regjistruar ditën e sotme. Qemal Zhguni, 52 vjeç, drejtues mjeti  dhe Bardhyl Lunguni, 55 vjeç,  gjetën vdekjen në spital pas përplasjes së makinës së tyre me një kamion.

Aksidenti i rëndë ndodhi në aksin Elbasan- Peqin, ndërsa makina tip Golf, në të cilën ndodheshin viktimat, u përplas me një kamion.

Ende nuk janë të qarta rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia e Elbasanit ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›