E Martë, 3 Nëntor 2026

PD: KQZ të marrë masa për shkeljet e Kodit Zgjedhor

TIRANË, 15 mars/ATSH Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli deklaroi sot se “deri tani janë denoncuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 27 raste me shkelje administrative gjatë procesit të deritanishëm parazgjedhor”.

Në një deklaratë për mediet, Vangjeli tha se këto të dhëna” janë administruara nga PD lidhur me me shkelje shkelje të kryera nga zyrtarë të kabinetit qeveritar si Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhe, apo të tjerë zyrtarë përfaqësues të institucioneve shtetërore qendrore dhe vendore”.

Ajo shtoi se për këto 27 raste ankimimi, KQZ ka vendosu pranimin e tyre dhe fillimin e hetimit administrativ për 16 raste, mosfillim hetimi për 6 raste dhe pushim të hetimit për 2 raste.

“Për të gjitha rastet për të cilat ka nisur hetim administrativ nuk kemi ende masa penalizuese të marra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Partia Demokratike kërkon nga KQZ marrjen e masave konkrete për shkeljet e evidentuara dhe shkelësit konkretë për të penguar kryerjen e veprimtarive publike të ndaluara sipas Kodit Zgjedhor, Vendimit të Komisionit Rregullator, veprime këto të cilat nuk sigurojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe cenojnë zhvillimin e një gare të ndershme dhe të barabartë ndërmjet palëve për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit”, deklaroi Vangjeli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›