PD: Kartolina e Edi Ramës për shqiptarët, muri i bllokimit të statusit të kandidatit

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u dërgoi si kartolinë urimi për festat e fundvitit shqiptarëve murin e bllokimit për Shqipërinë të statusit të vendit kandidat për vend anëtar të Bashkimit Europian që ai dhe neobllokmenët e tij ngritën kundër interesave jetike të çdo fëmije, të riu, të moshuari, vajze, djali, burri, gruaje të këtij vendi.
Këtë akt të pashembullt në historinë e procesit të integrimit të ndonjë vendi në Bashkimin Europian, kreu i bllokmenëve të rinj, përpiqet ta maskojë me shpifje dhe trillime të denja vetëm për moralin e neobllokmenëve kundër familjarëve të Kryeministrit.
Partia Demokratike dënon aktin e shëmtuar të pasardhësve të bllokmenëve hoxhistë të mosvotimit në Parlament të tre ligjeve që kërkohen nga Komisioni Europian, Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian dhe Parlamenti Europian për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë si atentatin më të rrezikshëm kundër interesave jetike të të gjithë shqiptarëve, integrimit të tyre në Bashkimi Europian.
Me murin e tij të bllokimit Edi Rama u mohon shqiptarëve qindra milionë euro të domosdoshme për infrastrukturën, rrugët, kanalizimet, shkollat, spitalet e tyre.
Me bllokimin e statusit të vendit kandidat Edi Rama dhe neobllokmenët e tij në krye të Partisë Socialiste u mohojnë të rinjve shqiptarë, mijëra të drejta studimi në universitet në vendet anëtare të Bashkimit Europian me tarifa disa herë më të ulëta se ato që duhen të paguajnë sot në këto universitete vetëm e vetëm se Shqipëria nuk ka statusin e vendit kandidat.
Duke bllokuar statusin e vendit kandidat, Edi Rama, privon në mënyrën më çnjerëzore trajtimin në spitale në vendet anëtare, të të sëmurëve shqiptarë me tarifa sigurimesh të njëjta me qytetarët e vendeve të Bashkimit Europian.
Partia Demokratike i deklaron z.Rama, zotit 20 % të cilin kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano e ka akuzuar publikisht për trafik të ikonave të vjedhura, se shqiptarët me 23 qershor, do të shembin murin e tij të bllokimit, ashtu siç shembën murin e izolimit të etërve të tyre bllokmenë hoxhistë.
...