E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton të vrasë të birin, bie në prangat e policisë

Sipas policisë së Gjirokastrës, 55 vjecari Demo Zana pas një konflikti për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri djalin e tij, Dritan Zana 26 vjec. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Nivicë të Tepelenës. 

TEPELENE- Një ngjarje e rënde ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Nivicë të Tepelenës ku babai ka tentuar të vrasë djalin e e tij duke e plagosur atë.
Sipas policisë së Gjirokastrës, 55 vjecari Demo Zana pas një konflikti për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri djalin e tij, Dritan Zana 26 vjec.
Nga e shtëna e armës ka mbetur i plagosur në këmbën e djathë , shtetasi Dritan Zana, i cili është transportuar menjëherë për në spitalin rajonal të Gjirokastrës dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Demo Zana, pas kësaj ngjarjeje është larguar në drejtim të paditur, ku pas disa orësh është kapur nga forcat e policisë së Komisariatit të Tepelenës, i fshehur në pyll.
Më pas është sekuestruar edhe arma me të cilën kreu plagosjen , një armë zjarri automatike model 56 , të cilën e kishte fshehur në afërsi të stanit.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Shtojë mbi fshatin Nivicë, pasi këta shtetas ishin barinj dhe aty kishin stanin me bagëtitë e tyre.
(e.n/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›