PD: Kreu i PS-së kundër rrugës së Kombit. Rama: Akuzat e PD-së, shpifje
Pas deklaratës së ardhur nga selia blu, se kreu i opozitës ka treguar urrejtjen e tij ndaj Rrugës së Kombit, i menjëhershëm ka qënë dhe reagimi i këtij të fundit në rrjetin social Twitter.
Ndërsa zëdhënësja e PD-së, Albana Mustafaraj, në një deklaratë për shtyp e cilësoi këtë si një shenjë urrejtje të kryetarit të PS-së, Rama kategorikisht e mohon këtë gjë. Ai i cilëson këto deklarata të Partisë Demokratike si shpifje perverse të pushtetit.
Akuze e ndyrë nga selia e PD-së ndaj meje e PS-së per Rrugen e Kombit! Shpifje perverse e pushtetit hajdut që vodhi zgjedhjet për të vjedhur vendin.
Kryesocialisti vë në dukje se Partia Socialiste nuk ka qënë kurrë kundër Rrugës së Kombit, por kundër vjedhjes së parave.
“Kurrë s’kemi qënë kundër Rrugës së Kombit që e ka nisur socialisti Majko. Po kurre s’do pajtohemi me vjedhjen e parave të Rrugës së Kombit! Shitesit e detit, vjedhësit e zgjedhjeve, vrasësit e protestuesve, kusarët e Shqipërise s’na bejne dot moral patriotik! Jane tradhetarë! Pike”, përfundon më tej reagimi i Ramës.
**************
Rruga Durrës-Kukës vjen sërish në vëmendjen mediatike. Partia Demokratike u shpreh sot përmes një deklaratë për shtyp se kreu i opozitës ka treguar urrejtjen e tij ndaj rrugës së kombit në një shkrim të shpërndarë me e-maile, Facebook e media.
Në këtë shkrim sërish risillet deklarimi i kreut socialist se kjo është rruga e asgjësë, dhe rruga e panevojshme, apo edhe rrënimi i shqiptarëve. Me këtë veprim z. Rama tregoi edhe një herë, urrejtjen e tij për rrugën e kombit, rrugën e të gjithë shqiptarëve.
Tregoi mashtrimin që bëri vetëm 2 muaj më parë kur u betua se Partia Socialiste nuk ka qenë asnjëherë kundër kësaj rruge, thuhet në deklaratën e dalë nga selia blu.