E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Të ndryshojmë politikën me të rinjtë

Kreu socialist, Edi Rama, në fjalën e mbajtur para të rinjve, tha se ky është një rast i mirë për të ridimensionuar politikën shqiptare.

Me moton Re:Fressh, Rama tha se ka ardhur momenti për të ndryshuar politikën shqiptare. “Në vitet e tij më të mirë, FRESSH ka dhënë një kontribut të vyer për politikën shqiptare. Sot, kjo politikë duhet të ndryshojë. Pa e ndryshuar politikën, nuk mund të jetojmë në atdheun dhe në bashkësinë e kombeve evropiane që të gjithë meritojmë”, theksoi Rama.

Ai shtoi se të rinjtë shqiptarë gjenden sot midis zymtësisë së realitetit. “Të rinjtë shqiptarë janë sot midis horizonteve që ofron bota dhe zymtësisë që ofron përditshmëria e sotme shqiptare. Televizori dhe rrjetet sociale janë bërë mënyrat tuaja të vetme për të shpëtuar nga prapambetja në të cilën ndodhet sot Shqipëria. Në 20 vite ndryshime, nuk janë ndërtuar shkolla, nuk janë ofruar mundësi të reja për ju dhe kjo nuk mund të vazhdojë të jetë më kështu”, vijoi. /Start/

                                                                                             2012-01-15 14:09
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›