Seanca e pare parlamentare per 2012 nis te henen ne 1700
Seanca e parë plenare e sesionit të ri do të mbahet të hënën në orën 17.00. Pritet që fillimi i punimeve të Kuvendit pas fjalës së kryetares Jozefina Topalli të përcillet me debate, për shkak se socialistët bllokuan konsensusin në Konferencën e krerëve të Grupeve Parlamentare.
Sipas marrëveshjes së 14 nëntorit, në kalendar, me votat e mazhorancës, qëndruan kodi civil, kodi penal dhe Gjykata Administrarive, tre ligje këto që kërkojnë dhe votat e opozitës për miratim. Sipas kalendarit që do t’i nënshtrohet votës së deputetëve në seancën e së hënës, kodi civil duhet të miratohet në fillim të shkurtit, Kodi Penal ne fund të shkurtit dhe Gjykata Administrative në mars, atëherë kur bën plot tre vite e bllokuar në Kuvend për shkak të votave të socialistëve