E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama rideklaroi kundërshtinë për Rrugën e Kombit

 Zëdhënësja e PD-së, reagoi sot ndaj akuzave të deputetit socialist, Erion Braçe në lidhje me këtë rrugë, duke theksuar se Rama ka qenë dhe mbetet kundër rrugës Durrës-Kukës-Morin.

“Edi Rama nëpërmjet lejtnantit të tij, shpërndau në e-maile, facebook e media një shkrim të lobeve antishqiptare mbi rrugën e kombit. Në këtë shkrim sërish risillet deklarimi i kreut socialist se kjo është rruga e asgjësë, dhe rruga e panevojshme, apo edhe rrënimi i shqiptarëve”, tha zëdhënësja Albana Mustafaraj.

Sipas saj, me këtë veprim, Rama tregoi edhe një herë, urrejtjen e tij për rrugën e kombit, rrugën e të gjithë shqiptarëve. “Tregoi mashtrimin që bëri vetëm 2 muaj më parë kur u betua se Partia Socialiste nuk ka qenë asnjëherë kundër kësaj rruge. Por ndërsa deklaronte kështu, vetëm dy muaj më pas shpërndau në të gjitha mediat shkrimin e pavlerë për të njollosur kështu veprën më të vyer e më të bukur të shqiptarëve, rrugën e kombit”, shtoi ajo. /Start/

                                                                                             2012-01-15 16:06
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›