E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Kryetari i ri i partisë votohet me 22 Korrik, ja vendvotimet

TIRANË- Më datë 22 korrik anëtarësia e PD-së do të votojë për të zgjedhur kreun e ri të PD-së, në një garë mes kryebashkiakut Lulzim Basha dhe ministrit aktual të Transportit Sokol Olldashi. 

“Zgjedhjet për Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë bëhen më datë 22 korrik, ditën e hënë, nga ora 08.00 deri në orën 19.00. Vendvotimet janë përcaktuar dhe anëtarësia informohet pranë çdo dege të Partisë Demokratike në rrethe , apo çdo grup-seksioni në Tiranë. Këshilli Kombëtar dhe Deputetët me banim në Tiranë, votojnë në qendrën e votimit, në selinë e Partisë Demokratike”, thuhet në njoftimi e shpërndarë për media të PD-së. 

Dy kandidatët për të qenë pasuesit e zotit Sali Berisha, figurës qëndrore të partisë demokratike që nga themelimi i saj, Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi kanë zhvilluar takime thuajse në të gjithë vendin me anëtarët e partisë së tyre. Të dy hynë në garë pa patur barrën e analizës së humbjes së thellë në zgjedhjet e 23 qershorit, ndërkohë qëe fushata e tyre është përqendruar edhe në akuzat ndaj PS.
(e/m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Olldashi: Gara brenda PD-së, reale dhe një proces vlerash Kreu i ri, PD ngre 39 qendra votimi, 7 vetëm në Tiranë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›