Berisha apel PS te beje akt pendese, te votoje Rozeta Rapushi
Votoni ligjet si nje akt pendese per te gjitha bllokimet qe keni bere ne Parlament. Ne kete menyre ju pergjigj dje ne Kuvend, kryeministri Sali Berisha, kreut te grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, ne debatet per projektligjet ne rendin e dites por edhe per akuzat e PS, per mos mbajtje te premtimeve. Sipas kryeministrit, PS te votoje nismat ligjore ne Kuvend, si nje gjest miqesor ndaj votuesve. “Votoni keto ligje, ne respekt te atyre te papuneve socialist, demokrate e te pa parti, qe presin me padurimin krijimin e vendeve te punes. Ndaj dhe si nje akt i pergjegjesise me ne fund ju ftoj ti votoni, perndryshe nihilizmi ka nje gje. Nihilizmi eshte asgjeja. Ju ftoj te dilni nga asgjeja, te beheni te pergjegjshme para zgjedhesve shqiptare. Shanse nuk keni, por shanset dhe pergjegjesite jane dy gjera te ndryshme”, - tha Berisha. Nga ana tjeter, ai ju pergjigj cdo akuze te bere nga Ruci, per mos mbajtjen e premtimeve te bera ne mandatin e dyte qeverises ne vitin 2009. “Zoteria parafoles (Ruci) qe edhe ky eshte nga ata qe nuk firmos ne te bardhe dhe do te ike, deklaroi se kriminaliteti ne raport me 2005 eshte rritur. Kriminaliteti ne raport me 2005 eshte 2 here me i ulet, ne secilen nga veprat penale. Shkalla e zbulimit te autoreve te veprave penale eshte absolutisht nje nga me te lartat ne Evrope”, - u shpreh Berisha. Duke vijuar me taksat, kryeministri tha se TVSH-ja ne kohen e opozites ne pushtet, ishte katastrofe. “Zonja kryetare mund t’ua lexoni ligjin per grurin e importuar, per fasulen e importuar, per mollet e importuara, per pataten e importuar. Ju donit te vrisnit prodhimin ne vend, por kete nuk mund ta beni kurre. Ne hoqem cdo takse, jo per importin e prodhimeve qe i prodhojme vete. Ju donit te hiqnit TVSH-ne e vezeve, te qumeshtit, ne menyre qe ketu te vinin kontenieret me qumesht pluhur dhe te falimentonin prodhimet”, - akuzoi kryeministri. Duke folur edhe per titujt e pronesise, Berisha tha se Banka Boterore, pas nje seri testimesh, konkludon se sistemi shqiptar i regjistrit te tokes eshte sistemi me i sigurt qe ekziston ne ndonje vend ne kontinent dhe se sistemi shqiptar i regjistrit dixhital te tokes ka sigurine me maksimale. “Ky eshte proces. Po, sepse po jetove ne boten e rrejshme, po jetove ne Shqiperine e genjeshtert nuk mund te shohesh asgje per se mbari. Ah kjo bote e rrejshme, ju thote Edi Rama cdo dite juve, se kjo karrigia ime iku. Legalizimet. U premtojme me solemnitet shqiptareve se brenda ketij mandati do te kaloje ligji per legalizimin e te gjitha ndertimeve qe nga viti 2006 deri ne vitin 2012. Po, absolutisht. Zoti minister, ligji per legalizimet te vije ne qeveri ne mbledhjen e ardhshme”, - replikoi kryeministri. Sipas tij, opozita keto kategori nuk i honeps kurre dhe madje as te rinjte.