E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-LSI votojne "Urbanistiken"

Rozeta Rapushi

Levizja Socialiste per Integrim bashkoi dje, votat me Partine Demokratike, duke mundesuan miratimin e ndryshimeve ne ligjin "Per Urbanistiken". Anetari i LSI-se, ne Komisionin parlamentar te Ligjeve, Spartak Braho, dha dje voten pro ndryshimeve te ligjit, qe parashikon uljen e takses te regjistrimit qe paguhet nga bizneset qe kane projekte ne infrastrukture nga 1 per qind ne 0.1 per qind. Miratimi i projektligjit, u be pavaresisht kritikave te deputeteve te opozites, se ndryshime te tilla ligjore jane te qellimshme ne favor te disa bizneseve te caktuara prane qeverise. Sipas nenkryetarit socialist te Komisionit, Fatmir Xhafaj, ndryshimi pikerisht ne kete periudhe para zgjedhore, i jep lehtesira disa bizneseve qe ne vend t'i derdhin leket tek pushteti vendor, do t'ia japin partise ne pushtet per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. "Keto jane manovra te qellimshme qe behen ne prag te zgjedhjeve. Me keto ndryshime, ju favorizoni disa biznese qe do t'ju japin para per fushate", u shpreh Xhafaj. Teper kritik ishte dhe Pandeli Majko, i cili theksoi se ndryshimet jepen vetem per zgjedhjet dhe ndaj eshte zgjedhur pikerisht kjo periudhe per te bere ndryshimet ligjore. Me ndryshimin e ligjit, Pushtetit vendor i bien te ardhurat. Nga 1 per qind te parave qe merrte nga taksa qe bizneset paguanin per regjistrimin per infrastrukture, shifra shkon ne 0.1 per qind. Sipas ndryshimeve ligjore, bizneset me te favorizuara, do te jene ato qe kane projekte ne infrastrukture. Si ne ndertimin e rrugeve kombetare, aeroporteve dhe ato ne projekte e investime ne fushen e energjetikes. Duke e cilesuar si nje nisme ligjore qe behet totalisht per fushate, deputetet e opozites ne komision nuk pranuan ta miratojne. Por nje xhest i tille, nuk pengoi aspak mazhorances si dhe LSI, qe te votojne ligjin, duke ja kaluar keshtu Kuvendit per miratim. Ndryshimet ligjore per Urbanistiken, do te votohen brenda mandatit te ketij kuvendi. Pra para zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Ky eshte rasti i pare, ku LSI, renditet ne krah te Partise Demokratike gjate votimeve apo diskutimit te projektligjeve ne Komisionet Parlamentare. Ne diskutimet e tjera te projekteve, LSI ka kritikuar qendrimin e partise ne pushtet. Por nga ana tjeter nuk eshte bere pale as me deputetet e selise roze. E vetmja pike e perbashket eshte vota ne fund, pavaresisht argumenteve te dhena per projektligjet qe vijne nga ekzekutivi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›