E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rama mban ndezur debatin me LSI, s'ben dot opozite"

Nenkryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Pellumb Xhufi, ne nje interviste per gazeten "Koha Jone" eshte shprehur se kryesocialisti Rama, pasi beri lemsh sistemin dhe Kodin Zgjedhor, tashme po mban ndezur konfliktin me LSI, per shkak te pafuqise per te bere opozite. Ai nuk ka munguar te shprehet dhe ne lidhje me deshtimin e pajisjes me karta identiteti te qytetareve shqiptare, nderkohe qe ka shprehur bindjen e nje rezultati shume pozitiv per LSI-ne, ne zgjedhjet e qershorit te ketij viti. Xhufi nuk ka munguar te kerkoje dhe njehere largimin e Berishes, qe do te kontribuonte ne qetesimin e situates. Ai ka folur per aleancat parazgjedhore, nderkohe qe ka vleresuar integrimin e Shqiperise ne strukturat euroatlantike.

Z. Xhufi, me 15 mars Levizja Socialiste per Integrim dhe Partia Socialiste, do te organizojne te ndare nje manifestim me rastin e 1-vjetorit te tragjedise se Gerdecit. Por megjithese te ndare, do te organizohen pasdite para Kryeministrise. Mund te kete ndonje perplasje midis dy manifestimeve?

Se pari, une nuk kam te dhena qe manifestimet e LSI e te PS do te behen ne te njejten ore. Se dyti, nuk mendoj se do te mund te kete perplasje mes manifestuesve, pasi me sa di une, asnjeri nga subjektet politike nuk do te manifestoje ne favor e ne mbeshtetje te qeverise Berisha. Sigurisht, nje manifestim i heshtur, i pershpirtshem, si ai qe ka paralajmeruar PS, nuk eshte se e shqeteson, perkundrazi e garanton qeverine e korruptuar e pergjegjese per tragjedine e Gerdecit. Ne si LSI, do t'i permbahemi bindjes sone se kjo qeveri e kryeministri i saj, duhet te ikin nje ore e me pare, per sa kohe kane bere vetem zullume. Madje do te ishte mire te ikte qe tani, per te mos gatuar zullumin e radhes, qe e ka emrin "zgjedhje te deshtuara". Pra ne, ate dite nuk do te rrime urte, do te bertasim kunder qeverise e do hedhim parulla me kete permbajtje. Por kjo s'do te thote qe t'i bejme presion manifestuesve te z. Rama, qe "te bashkohen me ne" ne thirrjet kunder qeverise e Berishes. Ata le te bejne te tyren. Keshtu edhe qytetaret shqiptare do te kene rast te shohin dy qendrime te ndryshme ndaj tragjedise se Gerdecit, e dy menyra te ndryshme te protestuari, e pastaj te gjykojne vet. Kaq, per sa na perket ne, manifestimin anti-Berishe nuk e shohim si nje beteje kunder te tjereve manifestues, qofshin ata edhe pa goje, por si nje shprehje te forte e te ashper te nje deshire mbare popullore per t'u ndare sa me pare nga qeverisja e mbrapshte e kesaj mazhorance.

Vetem pak muaj na ndajne nga zgjedhjet. Bashkimi Evropian ka deklaruar se zgjedhjet me standarde perendimore, jane nje prove per Shqiperine mbi rrugen e saj drejt ketij organizmi. Sa mendoni se kjo prove do te kalohet?

Urojme e shpresojme te kaloje pa probleme shqetesuese, per te miren e vendit ne radhe te pare. Nuk duhet te kete dyshim qe LSI do te jete nje force garante e zgjedhjeve. Por dua te them qe gjithcka e gatuar ne keta muaj nga Partia Socialiste e Partia Demokratike me reformen zgjedhore, eshte bere ne dem te integritetit te zgjedhjeve. Gjithkush e sheh se si u tentua me ligj e ne tavoline te krijohej nje kuader ligjor per te rrudhur hapesirat demokratike te perfshirjes e te konkurrimit, per te perjashtuar te tjeret, posacerisht LSI-ne, dhe per te krijuar monopolin politik te dy partive, PD e PS. Mirepo ne morem masat tona, krijuam aleancat tona dhe per rrjedhoje parashikimet e kalemxhinjve te zgjedhjeve nuk dolen. Atehere ata iu rikthyen skemes se Dushkut, per te cilen qellimisht lane hapesira, si ne ligjin mbi sistemin zgjedhor, ashtu edhe ne Kodin e ri Zgjedhor. Sic po shihet keto dite, PD e PS po mundohen te miklojne e te terheqin krere te partive inekzistente, duke i bere ata pjese e listave te tyre. Dhe kjo bie ndesh si me angazhimet politike per t'u ndare perfundimisht nga Dushku, ashtu edhe me vete natyren e sistemit proporcional, te cilin po mundohen ta shperfytyrojne. Ju thoni se nderkombetaret i kane shtuar dozat e paralajmerimeve per zgjedhjet e qershorit. Sa na perket ne, keto paralajmerime i kemi bere me kohe, qe kur u perzgjodh sistemi hileqar "spanjoll" dhe kur u hartua ligji zgjedhor. Beme te pamunduren per te ndergjegjesuar edhe nderkombetaret per "pritat" e ngritura nga PS-PD, ashtu sic i paralajmeruam ata ne kohe edhe ne rastin e zgjedhjeve te Megadushkut 2005. Ndaj, kemi me shume se kushdo arsye per te ngritur zerin e per te vene para pergjegjesise, shkaktaret e ketij deshtimi tjeter te paralajmeruar, qe uroj te mos rezultoje i tille.

Nje shqetesim eshte ngritur mbi ceshtjen e pajisjeve te shtetasve me karta identiteti, mendoni se eshte koha e mjaftueshme qe ne zgjedhjet e 28 qershorit, te gjithe qytetaret do te votojne me keto karta?

E mjaftueshme, e pa mjaftueshme, pajisja me leternjoftime eshte obligim, angazhim e detyre ekskluzive e qeverise, e cila e ka pasur gjithe kohen e duhur per ta realizuar nje gje te tille. Ajo me te cilen ne nuk pajtohemi eshte "dora" qe kryetari i PS i ofroi edhe njehere zotit Berisha, kur pranoi qe te votohet edhe me pasaporta (te vjetra). Z. Berisha nuk mungoi ta falenderoje publikisht zotin Rama per kete "gjetje" shpetimtare, ashtu si dhe per idene e krijimit te nje komisioni parlamentar "ad hoc" per te mbikeqyrur procesin e pajisjes me leternjoftim. Kjo nuk ka sens, kjo eshte e demshme, pasi shperndan pergjegjesite e qeverise, duke bere bashkepergjegjes edhe opoziten ne nje proces qe po rezulton i deshtuar, thjesht per faj te qeverise.

Deri me tani LSI-ja, ka afruar ne koalicionin e saj zgjedhor partine e Petro Kocit, nderkaq partia tjeter me te cilen flitej per nje bashkepunim, Partia Aleanca Demokratike, eshte afruar ne koalicion me Partine Demokratike. Kreu i kesaj partie deklaroi ne nje interviste per gazeten "Koha Jone" se afrimi ne koalicionin tuaj nuk u realizua, sepse nuk pranuat te dilnit ne bllok. Pse ndodhi ky largim?

Nuk mund te komentoj arsyet e nje zgjedhje te bere nga kreu i PAD, duhet pyetur ai. Me PAD ne nuk kemi pasur e formalizuar ndonje koalicion, kemi pasur bashkepunim per problemet e medha te Kushtetutes e te reformes zgjedhore. Nese per koalicion te LSI me PAD do te behej fjale, ky koalicion me kete parti ashtu si edhe me cdo parti tjeter, nuk do te mund te realizohej jashte frymes se sistemit proporcional dhe me logjike Dushku. Pertej kesaj logjike te mbrapshte, ka plot forma te tjera bashkepunimi, te cilat ne do t'i zbatojme me miqte e aleatet tane.

Para disa ditesh u njoftua largimi i kryetares se LSI-se ne degen e Shkodres, Esmeralda Uruci. Partia juaj akuzoi se kjo levizje ishte nje skenar i Rames. Mendoni qe pakenaqesite ndaj renditjes ne listat per deputet, ishin arsyet e verteta apo dicka tjeter?

Pikerisht, pakenaqesite e vogla te natyres personale, qe lidhen me renditje ne listat e votimit, te shoqeruara me presionin e miklimet nga ana e emisareve te kryetarit te PS, jane arsyet e verteta te largimit te zonjes Uruci, e te ndonje tjetri. Perndryshe, ajo nuk ka pasur absolutisht asnje diference mendimesh apo rezerve per qendrimet politike te partise, sic deshiron te nenkuptoje tani. Por te tilla largime nuk sjellin absolutisht ndonje pasoje per LSI, perkundrazi e elektrizojne me shume ate.

Nderkaq, kemi pare LSI-ne te prezantoje edhe kandidatet e saj te pare neper rajone. Ku eshte vere re afrimi i biznesmeneve te njohur te zones ne krye te listave. Cilat jane kriteret e perzgjedhjeve te kryesuesve se listave per deputet?

Po, ne kemi tashme ne krye te ndonje liste persona te ardhur nga bota e biznesit. Por te jeni te bindur, qe keta nuk vijne nga "Marsi", kane qene gjithnje persona shume prane LSI, ne mos anetare e drejtues te saj, njerez qe gezojne reputacion shoqeror e moral, me bindje te majta e progresive, me kontribute te cmuara e te vleresuara per komunitetin. Si te tille, perbejne nje garanci per fitore ne zonat e tyre elektorale.

Ndersa afrohemi drejt dites se zgjedhjeve, shohim nje opozite gjithmone e me te percare, ku Meta-Rama, vijojne ashpersimin e gjuhes ndaj njeri-tjetrit. Si e vleresoni politiken qe po ndiqet nga lidershipi Rama?

Eshte e qarte qe z. Rama ka zgjedhur ta mbaje "ndezur" debatin me LSI-ne, edhe tani qe e beri sic desh reformen zgjedhore. Me sa duket, ne pamundesi e pafuqi per te bere opozite e per te debatuar me qeverine, me te cilen e lidhin fije e nyje betoni, ai mendon ta plotesoje deficitin e tij opozitar duke u marre me LSI-ne. Por nje taktike e tille do te kthehet ne dem te tij, jam i sigurt.

Profesor, 26 vendet anetare te NATO-s kane ratifikuar Protokollin e Anetaresimin per Shqiperine. Hyrja e vendit tone ne Aleancen e Atlantikut te Veriut eshte cilesuar si historike. Ne kendveshtrimin tuaj, si e vleresoni kete arritje?

Historike dhe e paperseritshme. Per here te pare Shqiperia behet pjese e nje koncerti te fuqishem perendimor, qe i garanton asaj sigurine dhe i lehteson hapat e metejshme te integrimit. Eshte nje arritje e jashtezakonshme, qe se pari vlereson sakrificat e shqiptareve, qe kane perballuar me durim e besim, reforma te medha deri edhe te dhimbshme, vlereson reformat e bera ne ushtri, si dhe punen e disa qeverive qe e kane cuar perpara per vite te tera kete sfide madhore. Bisedoi: Denis Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›