Topalli-Mesic: Pa viza, deri ne fund te vitit
Kroacia premton liberalizimin e vizave, brenda ketij viti me vendin tone. Presidenti kroat Stjepan Mesic, i tha dje gjate nje takimi, kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, se kete vit do te hiqet regjimi i vizave mes dy vendeve dhe duhet te shfrytesojme cdo mjet komunikimi tokesor, ajror dhe detar per te afruar edhe me shume dy popujt, por edhe per te rritur shkembimet tregetare. "Mes dy vendeve tona ekziston nje marredhenie e shkelqyer dhe eshte koha te forcojme bashkepunimin ekonomik. Shqiperia dhe Kroacia, jane orientuar qartazi drejt NATO-s dhe BE-se dhe interesi yne, eshte qe e gjithe Evropa Juglindore te jete sa me shpejt pjese e strukturave Euro-Atlantike", u shpreh Mesic. Nga ana e saj, kryetarja Topalli u shpreh se ndihemi shume te nderuar qe jemi krah Kroacise ne proceset integruese. "Vetem nje muaj na ndan nga nje ngjarje e jashtezakonshme per te dy vendet, anetaresimi ne NATO, dhe na vjen shume mire qe Kroacia po ecen edhe drejt integrimit ne BE. Ne e shohim integrimin e Kroacise ne BE jo vetem si nje
progres tuajin, por edhe si nje inkurajim per ne dhe vendet e tjera te rajonit", u shpreh Topalli. Diten e djeshme, kryetarja zhvilloi dhe takime te tjera te rendesishme.
progres tuajin, por edhe si nje inkurajim per ne dhe vendet e tjera te rajonit", u shpreh Topalli. Diten e djeshme, kryetarja zhvilloi dhe takime te tjera te rendesishme.