E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha ne Bruksel, pergatitje per Samitin e NATO-s

Ministri i Jashtem, Basha u nis dje drejt Brukselit per te marre pjese ne ministerialin e ministrave te Puneve te Jashtme te NATO-s, qe do te vazhdoje edhe sot. Tema kryesore e ketij ministeriali eshte edhe pergatitja per Samitin e NATO-s, te 3-4 prillit ne Strasburg-Kehl, ku pritet qe Shqiperia te marre pjese si anetare, me te drejta te plota e Aleances se Atlantikut te Veriut. Po keshtu, gjate kesaj mbledhje te rendesishme ministrat e Jashtem te 26 vendeve anetare te Aleances, se bashku me ministrat e Shqiperise dhe Kroacise, do te diskutojne nje numer dokumentesh te rendesishme per te ardhmen e NATO-s, te cilat do te paraqiten ne Samitin e prillit, per t'u adaptuar nga qeverite e vendeve anetare. Dje ministri Basha mori pjese ne darken Transatlantike, te organizuar nga zv/kryeministri dhe njekohesisht ministri i Jashtem belg, De Gucht. Gjate kesaj vizite Basha, pritet te zhvilloje takime me perfaqesues te tjere te larte te NATO-s. Nderkohe qe Sllovenia ka depozituar zyrtarisht dokumentet e ratifikimit te protokollit te anetaresise se Shqiperise ne NATO, ne Uashington. Me kete hap Sllovenia permbush procesin e ratifikimit te protokollit te Tiranes zyrtare. Ajo behet vendi i 19-te qe ka perfunduar kete proces.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›