PD: Ligji i SHISH, sipas NATO dhe BE-së

Partia Demokratike i ka cilësuar sot të pabaza qëndrimet kundër ligjit për Shërbimin Informativ Kombëtar nga Partia Socialiste.
Zëdhënsja e PD-së, Erla Mëhilli, u shpreh se ky ligj është hartuar në bazë të rekomandimeve të BE-së dhe të NATO-s.
"Përsa i përket komenteve mbi Ligjin e SHISH, të cilat z. Rama i bën pa e lexuar ligjin, Partia Demokratike qartëson se çdo gërmë, çdo fjalë e çdo fjali rreth këtij ligji është marrë dhe pasqyron standardet më të mira të vendeve të NATO-s dhe BE-së.
Njëkohësisht Partia Demokratike e fton z.Rama të dërgojë anëtarët e vetë në Komisionin Parlamentar të Sigurisë ku do të diskutohet ligji, dhe të paraqesë atje të gjitha vërejtjet që ka, por është e sigurt se s'ka për të pasur asnjë vërejtje", u shpreh Mëhilli.
Mëhilli ka reaguar dhe për deklarata e bëra sot nga kreu i PS-së në qytetin e Korçës, duke u shprehur se kreu i PS-së ka frikë nga a ardhmja e tij politike dhe për këtë arsye sulmon projektet e qeverisë.
"Sot përsëri Edvin Kristaq Kriza, me shpifje e trillime të ulta u përpoq ti kundërvihej politikave sociale të qeverisë, rritjes së rrogave dhe pensioneve, rritjes së punësimit, rritjes së investimeve. Ndërkohë që dje si një fondamentalist i vërtetë sulmoi institutin e statistikave, të dhënat e të cilit kanë marrë vlerësime të jashtëzakonshme nga institucionet më serioze ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore apo dhe nga institucione të tjera nga e mbarë bota", u shpreh Mëhilli.