Meta mbyll vizitën në Luginën e Preshevës

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm , Ilir Meta përfundon vizitën në luginën e Preshevës. Ministri Meta deklaroi se pas vizitës dyditore të tij në Beograd shënohet një ere e rë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë. Meta pohoi se dy vendet ndajnë synimin e përbashkët të integrimit evropian. Më tej, ai theksoi se ishte optimist se të drejtat e shqiptarëve do të përparojnë.
Gjatë vizitës së tij, Meta ishte i shoqëruar nga ministri serb Markoviç, i cili theksoi se Tirana e Beogradi do punojnë së bashku për ditë më të mira.
Gjatë vizitës së tij, Meta ishte i shoqëruar nga ministri serb Markoviç, i cili theksoi se Tirana e Beogradi do punojnë së bashku për ditë më të mira.