E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Listat tona, sipas ligjit

TIRANË- Kundrejt shqetësimit të socialistëve lidhur me listat e PD-së, zëdhënësja e kësaj partie, Erla Mehilli, ka deklaruar se PD-ja po vepron sipas ligjit dhe Kodit Zgjedhor. "Sot, Edi Rama, i cili për vete ia mbathi nga lista e Partisë Socialiste dhe që ka krijuar një listë me gramafonë dhe leje ndërtimi, pati dhe kurajën të sulmojë listat e Partisë Demokratike.


Ai që theu ligjin dhe Kodin Elektoral në dorëzimin e listave është z. Rama, të cilin xhaketat e vjetra, por dhe gramafonët e rinj nuk e lejuan të dorëzonte atë pa vendosur veten në krye të saj.


Përpjekjet që vazhduan gjithë natën përfunduan me një listë pa kokë, me një listë e cila është unike në historinë e pluralizmit të Shqipërisë dhe Evropës, për shkak se për herë të parë, një kryetar partie që pretendon të udhëheqë fushatën elektorale, refuzon në mënyrë kategorike të vendosë emrin e tij në listë, duke firmosur kështu kapitullimin para se të nisë beteja",- tha ajo.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›