Basha akuza Ramës
Elbasan-Ministri i Jashtëm Lulzim Basha është ndalur në Elbasan, ku ka theksuar Edi Rama ka ngelur në çdo provim të dhënë para qytetarëve të Tiranës, prandaj nuk ka kurajo të futet në provimin e 28 qershorit. “A merret dot një provim pa u futur në provim? Jo. A e di Edi Rama këtë? Jo. Kjo nuk është shkollë arti me korrespondencë që të bësh pikturat nga shtëpia dhe te japësh provimin. Jo z. Rama. Ti duhet të dalësh në ballë të garës, duhet ta japësh provimin që ta marrësh provimin. Në çdo provim që ke dhënë ke ngelur prandaj nuk ke faj që nuk futesh dhe në këtë provim sepse e ke humbur aforfe”-theksoi Basha, gjatë takimit me të rinjtë e forumit rinor të Partisë Demokratike.
Ministri Basha ka siguruar të rinjtë e Elbasanit, e përmes tyre, të rinjtë e të gjithë Shqipërisë se procesi i heqjes së vizave është në rruge të mbarë dhe se, ashtu siç është premtuar, brenda vitit të parë të mandatit të dytë të qeverisë së Kryeministrit Berisha, do të lëvizin lirisht nëpër Hapësirën Shengen.