Nesër kongresi i PD-së
Tiranë-Partia Demokratike do të mbledhë nesër në Pallatin e Kongreseve në Tiranë Kongresin Elektoral, ku do të miratojë programin e saj për zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit, përmes të cilit synon një mandat të dytë qeverisës. Programi elektoral i PD-së, që do të miratohet nesër, do të përfshijë reforma të mëdha në fushën e shëndetësisë, arsim, bujqësi, ekonomi dhe punësim, por edhe projekte të rëndësishme në rrugët kombëtare dhe infrastrukturën rurale në mbarë vendin.
Burime pranë PD-së bënë të ditur se Kryetari i kësaj partie, Sali Berisha, njëkohësisht Kryeministër i vendit, do të drejtojë programin e PD-së, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Ridvan Bode do të merret me anën organizative të Kongresit.