E Diel, 1 Nëntor 2026

PD, Luçiano Boçi: Njoftojmë zotin Rama se zgjedhjet bëhen një herë në katër vjet

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, deklaroi sot se bllokmenët e vjetër mbajtën me dhunë e tortura pushtetin e tyre për 50 vite. Në një komunikim për mediat, ai tha se bllokmenët e vjetër e të rinj, si Edvin Kristaq Rama, Gramoz Ruçi, Ilir Xhelil Gjoni etj, si baballarët e tyre duan vetëm pushtet. “Duan me çdo kusht pushtet.
Bllokmenët e rinj kërkojnë pushtetin me dhunë, bllokmenët e rinj kërkojnë pushtetin me përplasje. Bllokmenët e rinj kërkojnë pushtetin në tavolinë. Bllokmenët e rinj kërkojnë pushtet me çdo mjet, bile edhe me çadra në bulevard. Bllokmenët e rinj duan pushtet me çdo kusht, përveçse me votë”, u shpreh zyrtari lart demokrat. Duke iu drejtuar kryesocialistit, Boçi tha se “në demokraci pushteti fitohet me votë, as me armë siç bllokmenët e kanë traditë, as me mënyrën e re të grevës së urisë”. Më tej, ai tha se “njoftojnë zotin Rama se zgjedhjet bëhen një herë në katër vjet dhe vetëm vota vendos”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›