E Diel, 1 Nëntor 2026

Partia Socialiste bllokon rrugët kryesore në qytete, irritohen qytetarët

Partia Socialiste ka nisur një strategji të re të protestës, si një formë të përshkallëzimit të saj. Deputetë socialistë dhe militantë të kësaj force politike, më e madhja e opozitës shqiptare, kanë bllokuar për disa minuta akset kryesore rrugore në mbarë vendin, duke shkaktuar tension dhe konfrontime me forcat e policisë. Protestat e drejtuara nga deputetë të Partisë Socialiste kanë pasur qëllim të vetëm paralizimin e qarkullimit në të gjithë vendin, çka e pohojnë edhe vetë drejtuesit socialistë, duke sqaruar se në këtë mënyrë synojnë të sensibilizojnë qytetarët me grevën e urisë. Por kjo mënyrë për sensibilizimin e qytetarëve me grevën socialiste, ka sjellë irritimin e mijëra qytetarëve, të bllokuar për minuta të tëra befasisht në mes të rrugëve. Strategjia e re e socialistëve, të paktën në ditën e parë të aplikimit të saj, ka dëmtuar vetëm qytetarët e thjeshtë, të majtë e të djathtë, të të gjitha moshave, që u penguan në kryerjen e punëve të tyre të përditshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›