PD: Me bllokimin e ligjeve, Rama po bëhet shkak për vdekjen e shqiptarëve në aksidente
Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses së saj, Albana Mustafaraj, ka reaguar në lidhje me propozimet e kreut të opozitës, Edi Rama, për të nxitur miratimin e ligjeve me shumicë të cilësuar.
Sipas zëdhënëses së PD-së, Rama është i vendosur që mos të lejojë deputetët socialistë që të votojnë ligjet me 3/5, në mënyrë që Shqipëria të mos marrë statusin e vendit kandidat.
Mustafaraj është shprehur se pasojat po i ndjejnë shqiptarët, të cilët po vdesin në aksidente rrugore, vetëm pse, sipas saj, deputetët socialistë po bllokojnë amendamentet e Kodit Rrugor.
Shqiptarët e dinë se bllokimi i amendamenteve të kodit rrugor që imponojnë teknologji te rë për drejtuesit e automjeteve dhe uljen e aksidenteve vdekjeprurëse rrugore, bllokimin e rekomandimeve ndërkombëtare për luftën e korrupsionit ndaj zyrtarëve, apo bllokimi i ligjeve që vijnë si detyrim nga anëtarësia e Shqipërisë në organmizatën Botërore të Tregtisë, bëhet me qëllimin e vetëm, për të mos lejuar që Shqipëria të marrë statusin e kandidatit, ka thënë Mustafaraj.
Partia Demokratike fton z. Rama që të lërë mënjanë axhendën e tij personale politike, të mos vazhdojë bllokimin e grupit të tij parlamentar dhe ti lejojë deputetët e PS të votojë për këto ligje që përbëjnë edhe kushtin më kryesor për integrimin e vendit. Partia Demokratike është e përkushtuar jo me fjalë por me vepra konkrete, rritje rrogash dhe pensionesh, krijim të vendeve të reja të punës, ndërtimin e rrugëve, shkollave, kanalizimeve e spitaleve, investime të huaja të mëdha, të çojë përpara procesin e integrimit të vendit në BE”, ka vijuar më tej fjalën e saj zëdhënësja e PD-së.