Shqipëria në rrugën e integrimit, do ketë mbështetjen e Hungarisë

Kryeministri Berisha takon Presidentin hungarez, Lazlo Solyom Hungaria hyn në radhën e vendeve që konfirmojnë qëndrimin zyrtar ‘pro’ integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Këtë e ka shprehur Presidentin hungarez, Lazlo Solyom, gjatë një takimi të zhvilluar me kryeministrin Sali Berisha, në kuadër të një vizite 2 ditore që zhvilloi në Shqipëri. Presidenti hungarez theksoi se Hungaria do të mbështesë Shqipërinë me të gjitha mundësitë e saj në procesin e integrimit sa më të shpejtë të saj në BE dhe në liberalizmin e vizave. Duke falënderuar Presidentin hungarez për vizitën, kryeministri Berisha i shprehu atij mirënjohjen për mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Shqipërisë për integrimin në NATO, dhe procesin e integrimit në BE. Duke vlerësuar lidhjet e shkëlqyera tradicionale mes dy vendeve, të dy personalitetet shprehën vullnetin për intensifikimin dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të ardhmen. Kryeministri Berisha u shpreh se kjo vizitë përbën një hap tjetër shumë të rëndësishëm në këtë drejtim. Kryeministri Berisha e falënderoi presidentin Solyom për mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Shqipërisë në fusha të ndryshme dhe u shprehu besimin se bashkëpunimi i ndërsjellë do të njohë nivele të reja edhe më të larta. Nga ana e tij, Presidenti hungarez Lazlo Solyom vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria, si rezultat i reformave në shumë fusha dhe siguroi se Hungaria do të mbështesë Shqipërinë me të gjitha mundësitë, në procesin e integrimit sa më të shpejtë të vendit në BE dhe në liberalizmin e vizave. Kryeministri Berisha u shpreh se pas hyrjes se Shqipërisë ne NATO, anëtarësimi i vendit në BE është çështja më madhore e përkrahur nga 94 për qind e shqiptarëve, gjë kjo që i hap dritën jeshile qeverisë shqiptare për të vazhduar e vendosur drejt implementimit te reformave dhe plotësimit të standardeve te kërkuara ne këtë drejtim. Gjatë takimit u diskutua ndër të tjera edhe për situatën pas zgjedhore. Lidhur me kërkesën e opozitës për rinumërimin e votave, Presidenti hungarez Lazlo Solyom u shpreh se ne qoftë se do të ndërhyhej për të ndryshuar vendimet e gjyqësorit kjo do të kishte një çmim shumë të rëndë për vendin dhe shtetin ligjor, prandaj në asnjë rast një çmim i tille nuk mund te pranohet! Kurse për sa i përket bojkotit të opozitës, presidenti hungarez Lazlo Solyom u shpreh se komuniteti ndërkombëtar pret që opozita të hyjë në parlament. Ndër të tjera, Kryeministri Berisha e njohu presidentin me hapat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për te ndryshuar Shqipërinë, si ndërtimi i një rrjeti të ri dhe modern infrastrukturor, projekti ambicioz i “Shqipërisë ne moshën dixhitale”, reformat e ndërmarra ne arsim, si dhe fuqizimi i ekonomisë shqiptare. Duke u ndalur veçanërisht në fushën e bujqësisë, Kryeministri u shpreh se do të ishte mirënjohës në se qeveria hungareze do të mbështeste fermerët shqiptare përmes kredive te buta dhe ekspertëve të saj, si psh në projektin e qeverisë për një sistem bashkëkohor vaditës, për të cilin presidenti hungarez ofroi mbështetje. Kryeministri Berisha e njohu gjithashtu Presidenti hungarez me hapat e ndërmarra nga qeveria shqiptare ne drejtim te luftës me tolerance zero kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar ne vend, si dhe me përpjekjet për një klimë sa më të favorshme për biznesin e huaj në Shqipëri. Presidenti hungarez Solyom u shpreh se të dy vendet do të punonin së bashku për të inkurajuar investitorët hungarez për të investuar ne Shqipëri, në fusha me interes si ne turizëm, arsim, infrastrukturë, bujqësi, miniera, etj. Pas takimit, Presidentit hungarez Solyom mori pjesë në drekën zyrtare, të shtruar për nder të tij , nga Kryeministri Berisha.
...