E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia, Berisha ngushëllon Kryeministrin Putin



Kryeministri Berisha i dërgoi dje një telegram ngushëllimi Kryeministrit të Federatës Ruse, z. Vladimir Putin, për ngjarjen tragjike në qytetin rus Perm, ku, si pasojë e shpërthimit dhe zjarrit të shkaktuar, humbën jetën mbi njëqind e nëntë qytetarë dhe u plagosën me qindra të tjerë. Në këtë telegram, Kryeministri Berisha shkruan: “Me keqardhje të thellë mësuam për ngjarjen tragjike, që ndodhi në qytetin Perm, ku, si pasojë e shpërthimit dhe zjarrit të shkaktuar, humbën jetën mbi njëqind e nëntë qytetarë dhe u plagosën me qindra të tjerë. Më lejoni, që, në këtë çast dhimbjeje, të ndaj me Ju, qeverinë dhe kombin rus, dhe me familjet e viktimave hidhërimin për humbjet e jetëve njerëzore dhe t’Ju shpreh, në emrin tim e të qeverisë shqiptare, ngushëllimet e ndjenjat më të sinqerta për familjet e viktimave, si dhe t’u uroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›