E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pragë, Meta-Kohout: Çekia, vlerësim reformave integruese



Çekia përmes zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Jan Kohout, vlerëson sukseset e arritura nga Shqipëria në drejtim të reformave dhe procesit të integrimit evropian, duke e cilësuar 2009-n si një vit historik për Shqipërinë. Ai priti dje në Pragë zv.kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Ilir Meta. Gjatë takimit u diskutua për integrimin evropian të Shqipërisë dhe për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Z. Meta dhe z. Kohout i vlerësuan marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Çekisë si shumë të mira dhe shprehën vullnetin e ndërsjellë për t’i çuar ato në një nivel më të lartë, si në planin dypalësh, ashtu edhe në atë shumëpalësh. Z. Meta shprehu mirënjohjen e qeverisë shqiptare për mbështetjen çeke për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO si dhe për ndihmesën e dhënë gjatë aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, që u pranua nga Presidenca çeke e Unionit në prill të këtij viti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›