PD: Opozita shpall protestat për Shën Valentin
Autori i Lajmit: Redaksia
Partia Demokratike shprehu dje keqardhjen që drejtuesit e opozitës dhe në këtë ditë feste të Shën Valentinit, u morën me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe nuk festuan. “U uroj drejtuesve të të opozitës shqiptare më shumë dashuri për njëri-tjetrin, për të dashurat dhe të dashurit e tyre”, - ironizoi Erla Mëhilli, zëdhënëse e Partisë Demokratike. “Këtë ditë na duhet të shprehim keqardhjen se drejtuesit e opozitës shqiptare në vend që t’ia kushtonin të dashurave dhe të dashurve të tyre sërish ia kushtuan Kryetarit të Partisë Demokratike dhe në vend të dashurisë së njeriut për njeriun zgjodhën Shën Valentinin për të shpallur protestat”, - tha Mëhilli. Më herët edhe Kryeministri Sali Berisha uroi ditën e Shën Valentinit. Përmes një komunikate për shtyp, Berisha tha se i uronte “përzemërsisht të rinjve dhe të rejave, si dhe mbarë shqiptarëve, 14 Shkurtin, Ditën e dashurisë për njeriun ndaj njeriut, për të dashurit e të dashurat, për fëmijët, për nënën dhe babain, motrën dhe vëllain, mikun, shoqen dhe shokun e dashur”. “Sot ne të gjithë bashkë nderojmë njëri-tjetrin, nderojmë dashurinë e pashtershme njerëzore dhe vlerat e saj universale, forcën e saj të magjishme dhe transformuese, burim i mirësisë së njeriut”, - ishte apeli i kryeministrit.
Ky lajm është publikuar: 15/02/2010