E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-PR, nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit qeverisës

Partia Demokratike dhe Partia Republikane kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit qeverisës. Sali Berisha e vlerësoi Partinë Republikane si një nga aleatët më të mirë dhe deklaroi se bashkëpunimi me këtë parti do të vijojë edhe në 4 vitet e ardhshme. Sipas Berishës bashkëpunimi me PR-në do të realizohet edhe për zgjedhjen e presidentit. Ndërkohë që kreu i PR-së, Mediu deklaroi se në këtë marrëveshje PR do i kushtojë vëmendje të veçantë çështjes së pronave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›